Më datat 17 dhe 21 mars 2018, në ambientet e Shoqatës Kulturore “Gruaja”, u zhvilluan gjysmëfinalet e Konkursit Kombëtar të Kuranit për qytetin e Tiranës.
Konkursin e shpalli të hapur koordinatorja e këtij aktiviteti, znj. Armida Plumbi. Në konkurrimin për xhuzin Amme morën pjesë dhjetëra fëmijë, të cilët shfaqën përgatitje dinjitoze në Hifz (mësimin përmendësh) dhe në rregullat e Texhvidit. Gjithashtu morën pjesë nxënës të shkollës 9 vjeçare “Qëllimi i jetës”.
Në statusin e jurisë ishin mësuese të Kuranit Famëlartë, përkatësisht: Znj. Mimoza Çota dhe Znj. Migena Boriçi.
Duke gjykuar në tri disiplinat Hifz, Texhvid dhe Tertil, në bazë të pikëve juria vendosi të shpallë fitues gjashtë fëmijë konkurrentë: Ismail Topulli, Is’hak Bardhoshi, Abdullah Bardhoshi, Ali Baholli, Hafsa Veshaj, Uthman Gjini, Ajna Dervishi dhe Zejd Dervishi.
Fituesve iu dhuruan Kuranë me përkthim në gjuhën shqipe. Ata do të marrin pjesë në finalen e madhe, që do të zhvillohet në datat 31 mars dhe 1 prill 2018 në Tiranë.
SHKG i uron suksese të gjithë fëmijëve finalistë dhe i përgëzon për iniciativën dhe dëshirën e tyre për të mësuar Librin Fisnik!
Mësimi pëmendësh i Kuranit është projekt i cili nuk njeh humbje asnjëherë.
Ai i cili jeton në kopshtet e Kuranit e mes banorëve të tij e ka të vështirë të largohet, edhe nëse largohet një kohë, nuk i rri zemra rehat derisa të kthehet.
Profeti (a.s.) ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
/gruaja.org/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1521808679.jpg[/img]