Serbi: rrahet brutalisht imami nga Novi Pazari

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar duke rrahur brutalisht Nezir Salihoviç, imam në Novi Pazar të Serbisë.

Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg xhamisë që shërben imami, ku huliganët ia kishin zënë pritën dhe e kishin sulmuar me sende të forta.
Imami Salihoviç ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi që nga plagët e marra rrezikon të humb jetën.
Bashkësi Islame e Serbisë dënoi ashpërsisht sulmin fizik ndaj imamit Nezir Salihoviç, duke kërkuar nga instancat shtetërore që t’i zbulojnë sa më shpejtë autorët e këtij akti vandal e të turpshëm dhe t’i vënë para drejtësisë.