Shëndetësi

Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thënë: "Njëherë kur shkova tek i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e gjeta duke mbajtur një ftua në dorë, të cilin ma ofroi duke më thënë: 'Merre këtë, o Talha, dhe haje, sepse ky është mjet për forcim, i cili përqëndron fuqinë e zemrës". (1)

Esma bint ‘Umejs ka treguar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s. në përgjigjen që ia kishte dhënë ajo, kishte thënë: “Çka përdor si mjet për pastrimin e zorrëve (purgativ)?” Ajo ishte përgjigjur: “Unë e përdor euforbinë si purgativ dhe laksativ (mjet për zhbollkim)”. Ai i kishte thënë: “Kjo është tejet e nxehtë dhe e fortë. Unë për vete i përdor farat e çdo bime të familjes të karminativëve (lat. Cassia)”.(1)

Pulikthi i kopshtit; gjuhëza - purqaku Lepidium sativum, Nasturtium

Shëndetit të lëkurës i përshtatet gjendja e mirë e tërë organizmit, mungesa e stresit, ushqimi i rregullt, me shumë vitamina dhe minerale dhe përkujdesi i rregullt.

A llahu i lartësuar thotë: “Zoti yt i dha instikt bletës: Ndërto shtëpi nëpër male (kodra), nëpër pemë (drunj) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet e frutave e më pas ndiq rrugët e nënshtruara (mësuara) të Zotit tënd. Nga barqet e tyre (të bletëve) del një lëng (pije) me ngjyra të ndryshme. Në të ka shërim për mbarë njerëzinë. Me të vërtetë në të ka argument për një popull që mendon thellë.” (Nahl, 68-69)

Duke përshkruar kënaqësitë që besimtarët do t'i shijojnë në Xhennet, All-llahu i gjithëfuqishëm thotë: "Dhe u jepet të pinë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (xhenxhefil - bimë aromatike)". (El Insan, 17)

“All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë." [En Nur, 35]

El Buhariu thotë se fara e zezë është e nxehtë dhe e thatë në shkallën e tretë. Ebu Hurejre r.a. transmeton hadithin e mirënjohur në të cilin Pejgamberi, s.a.v.s., ka thënë: "Përdorni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje, përveç vdekjes" *.

Hudhra përdoret si mëlmesë e ushqimit dhe për mbytjen e bacileve pasi lëngu i saj përmban vajin antibiotik alisin.