Kuriozitete

Jyoti Amge, nxënëse e shkollës së mesme nga India, e gjatë 62.8 centimetra, është gruaja më e shkurtë në botë, bëri të ditur të premtën organizata e rekordeve Guinness.

Facebook ka pranuar se monitoron çdo faqe në internet që shohin anëtarët e saj, edhe kur ata nuk janë duke përdorur Facebook.

Kur'ani më i vogël i gdhendur, prej ari, i zbukuruar me diamante dhe rubine, për herë të parë është vendosur gjatë një manifestimi në hotelin Burj Al Arab në Dubai

Si mundet merimanga e ujit të kaloj gjithë jetën e saj në fund t detit, ndërkohë që për shumë lloje tjera merimangash qëndrimi në ujë është i barabartë me vdekjen?

Denis Farmer ishte ai që filmoi renë gjatë kohës kur ndodhej në kopshtin e shtëpisë në Grand Falls, gjatë një furtune retë duket sikur formojnë profilin e një njeriu, para se të shpërndahen.

Sipas librit të rekordeve Guinness, australianet Jarmilla Elders dhe Linda Sartoris janë pronare të plantazhës në të cilën rriten specat më djegës në botë.

Autoritetet e Mozambikut janë detyruar, për shkak të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të krokodilëve në brigjet e lumit Zambezi, të nisin një operacion të madh për të përcaktuar numrin e këtyre grykësve, bëjnë të ditur mediat shtetërore.

Në një flluskë sapuni presioni i brendshëm është shumë i ulët, ndërsa tek ballonët është shumë më e lartë.

Një efekt i papritur dhe i paparë ka ndodhur gjatë vërshimeve në Pakistan, ku shumë merimanga u kapën në pemë dhe ndërtuan një rrjetë për ti shpëtuar vërshimeve.

Një ndërtesë e re “fantastiko-shkencore” është përuruar në Singapor, Muzeu i artit dhe Shkencës.