Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, si dhe imamin me prejardhje shqiptare në Bajram Pasha të Turqisë, z. Haki Vatansever.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, Selim Argun, panë nga afër punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. Selim Argun, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeimami I Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim një delegacion të Kapelanisë nga shteti i Iowa-s të ShBA-ve, në krye me kapelan Major, Cory Van Sloten me bashkëpunëtorë

Libri “Muhamedi a.s. profeti islam” nga Imam Vehbi Ismaili e ribotuar së fundi nga shtëpia botuese “Dituria Islame”, po shpërndahet tek vijuesit e mësim-besimit në xhamitë e vendit.

Drejtoria fetare-arsimore e drejtuar nga kryeimami Vedat Sahiti dhe Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës kanë organizuar takimin përmbyllës me mualimet nga e gjithë Kosova.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava së bashku me kryetarin e Prishtinës, z. Përparim Ramën, panë nga afër punën që është realizuar deri më tani në ndërtimin në Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Familjes Hasi katër anëtarëshe nga Gjakova dhe familjes Gutaj gjashtë anëtarëshe nga fshati Gerqinë iu dhuruan sot çelësat e shtëpive në të cilat do të jetojnë tash e tutje, kjo falë iniciativës së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, e në bashkëpunim me donatorëve të shumtë nga vendi e mërgata.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim dr. Muhamed Besharin, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Këshillit Botëror të Shoqërive Islame, me seli në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Falë iniciativës së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, bashkë me grupin “Bashkimi i Femrave Gjakovare” dhe donatorëve të shumtë nga vendi e mërgata, familja Morina nga fshati Shqiponjë festën e 28 nëntorit e priti në shtëpinë e re.

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!