Aktualitete
Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkëlqësisë së tij, z. Bajram Begaj, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sonte mori pjesë në pritjen shtetërore të festës së flamurit, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili u mbajt në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, bashkë me kryetarin e Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash dhe me krerët e bashkësive islame të Ballkanit, kanë vizituar sot Myftininë e qytetit Shumen të Bullgarisë.
Më 25 dhe 26 nëntor, me ftesë të Lobit Shqiptar Euro-Atlantik, në vigjilie të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ishte i ftuar në Kuvendin, që bëri bashkë mërgatën e përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, i cili u mbajt në Prishtinë.
Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Besim ef. Mehmeti, pritën sot në selinë e Kryesisë së BIK-ut një delegacion nga Emiratet e Bashkuara (EBA)
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të saj, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.
Fjala e plotë e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në promovimin e botimit të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe nga autori Faton Osmani.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në ambientet e saj ka promovuar sot përkthimin e Kuranit nga publicist dhe diplomati, Faton Osmani, i cili e ka përkthyer Kuranin në gjuhën shqipe nga versioni i përkthyesit të spikatur në gjuhën angleze, Marmaduke Pitckthall.
Drejtoria e Financave të Bashkësisë Islame të Kosovës ka përfunduar dje ciklin e parë të trajnimeve për programin e ri me arkëtarët e administratës së BIK-ut.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, përmes kuzhinave popullore në Mitrovicë dhe në Pejë, ushqen në baza ditore mbi 500 qytetarë të vendit me kushte jo të favorshme ekonomike.
Në kuadër të modernizimit të administratës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Drejtoria e Financave të BIK-ut, ka filluar trajnimin me arkëtarët e këshillave të Bashkësisë Islame dhe të institucioneve të saj për programin e ri të centralizuar, i cili do të fillojë të aplikohet nga fillimi i vitit 2023.