Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Ministrisë për Çështje Islame, Vakëf dhe Zekat të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Muhamed el Blushi. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim zëvendësministrin e Vakëfeve të shtetit të Katarit, z. Halid el Ghanim. 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësguvernatorin e Autoritetit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Arabisë Saudite, z. Fehd el Maxhid. 

Nën organizimin e Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, që funksionon në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ka filluar sot punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare "Vakëfi te shqiptarët, histori - trashëgimi - perspektivë". 

Me ftesë të Qendrës Islame Shqiptare në Sindelfingen-Böblingen, drejtori për Diasporë pranë BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në tribunën islame me temë "Xhamia - trashëgimia që ndërtojmë sot", të mbajtur në qytetin Böblingen të Gjermanisë. 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, më saktësisht, Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame po organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Vakëfi tek shqiptarët: histori, trashëgimi dhe perspektivë”.

Në Kolegjin AAB, u mbajt sot një Tryezë diskutimi me temën "Roli i bashkësive fetare në epokën digjitale: përfitim apo sfidë për të drejtat dhe liritë e njeriut?", e organizuar në bashkëpunim me Fakultetin Juridik dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë. 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Më 29 nëntor 2025, me ftesë të kryetarit të Unionit të Qendrave Islame Shqiptare, Mensur ef. Halili, drejtori për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në mbrëmjen humanitare për blerjen e objektit të xhamisë në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani.

Departamenti i të Rinjve, në kuadër të Këshillit të Bashkësisë, organizoi sot një aktivitet humanitar të dhurimit të gjakut me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!