Aktualitete

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi Tryezë Shkencore kushtuar shqipëruesit të Kuranit dhe njëkohësisht njërit prej punëtorëve më të zellshëm të edukimit në frymën islame dhe atdhedashëse, Muharrem Blakçorit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe me qendër në Tiranë, z. Aref Almenhali.

Me moton “Përgjigjia është libri” të mërkuren në Prishtinë u hap panairi i 24 i librit nga “Shoqata e Botuesve të Kosovës”

Në Medresenë e Mesme Aluaddin në Prishtinë u mbajt panairi shkencorë me nxënës të kësaj shkolle dhe ajo “Kartal Anadolu” nga Turqia e titulluar “Udhëtarët Shkencor të Ballkanit”.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Turqisë, z. Adnan Ertem.

Sonte, nga Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë, është nisur edhe grupi i fundit me besimtarët tanë nga Gjilani dhe Mitrovica drejt vendeve të shenjta.

564 besimtarët nga Kosova, të cilët sot, në tri grupe të ndara kanë udhëtuar drejt Aeroportit të Xhides, kanë arritur shëndosh e mirë në Xhide. 

Të ndarë në tri grupe, 564 besimtarë, nga Podujeva, Gjakova, Dragashi, Shtimja, Ferizaji, Kaçaniku, Hani i Elezit, Vushtrria, Vitia dhe Rajoni j Gorës, kanë udhëtuar sot drejt Aeroportit të Xhides. 

Grupi i tretë i besimtarëve tanë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, të cilët sot në mëngjes udhëtuan drejt Aeroportit të Xhide, ka arritur shëndosh e mirë në Xhide.

Besimtarët nga Prizreni dhe Suhareka, të cilët mbrëmë janë nisur për ta kryer haxhin, kanë arritur shëndosh e mirë sot në mëngjes në Aeroportin e Xhides.