Aktualitete

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë, të kryesuar nga z. Halil Ibrahim Sezer, së bashku me një grup studentësh hafëzë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për një vizitë studimore.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim myftiun e Travnikut, Ahmed Adiloviç, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij nga Bosnja e Hercegovina.

Nxënësit e Xhamisë së Dardanisë, pranë Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, morën pjesë në Garën Republikane të Njohurive Fetare

Nxënësit më të mirë të 18 qyteteve të Kosovës u mblodhën sot në Prishtinë, për të garuar për njohuritë e tyre fetare të fituara nga mësim-besimi në xhamitë gjithandej vendit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin regjional të shoqatës "Qatar Charity" në Tiranë, z. Kerem Ali.

Sot, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, u mbajt takimi konstituiv i redaksisë së revistës "Dituria Islame".

Në shenjë mirënjohjeje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj luftëtarëve të lirisë, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës i është dorëzuar një mirënjohje e veçantë nga Iniciativa "Të gjithë për luftëtarin".

Xhamia e Irzniqit që dëshmon historinë

Me një ceremoni solemne, sot në qendër të Malishevës u vu gurthemeli i Xhamisë së Gurit, e cila synohet të shndërrohet në një nga hapësirat e rëndësishme të jetës fetare, edukative dhe shoqërore të qytetit.

Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gurakoc të Istogut, një investim ky i financuar nga Hessa Ishaq Ibrahim el Hajri nga "Zakat House" nga Kuvajti.