Artikuj

Ka hyrë në vitin e 14-të si imam i fshatit Poslishtë të Prizrenit. Është tejet i kënaqur me jetën fetare që zhvillohet aty, veçanërisht me interesimin e rinisë që të ndjek parimet fetare pasi thotë se kështu po ruhet nga veprimet e pahijshme.

Me emrin e Allahut. Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Me dhembje morëm lajmin e hidhur për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, bacës Adem Demaçi. Sot, ne mbetëm pa kryeveprimtarin e paepur të çështjes kombëtare, i cili qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë.

Është i lumtur që qyteti i tij Klina (komunë në pjesën qendrore të Kosovës), edhe pse një vend i vogël, ka arritur të prodhojë lajme pozitive sa i përket tolerancës fetare.
Fjala është për Blerim Musliun, kryeimamin 34 vjeçar që është një shembull i kultivimit të tolerancës dhe mirëkuptimit.
Ai në një intervistë për tesheshi.com tregon si ja del të ju ndihmojë të gjithëve pa dallim, qofshin muslimanë apo katolikë, ndërsa tregon edhe për kohën e studimeve në Medinë, për gjendjen e jetës fetare në fshatrat e Klinës, e objekteve fetare – xhamive dhe tema tjera.

Të nderuar besimtarë,
vëllezër dhe motra!

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për muajin e Ramazanit të këtij viti ka angazhuar një ekip, i cili të vizitonte qendrat kryesore shqiptare islame nëpër Evropë. Ky ekip është takuar me bashkatdhetarët tanë, ka mbajtur ligjërata, tribuna, derse e hytbe dhe ka drejtuar namazin e xhumasë dhe atë të teravive. Ekipi pati rast të njihet me rrjedhat dhe funksionimin e qendrave shqiptare islame, si dhe me mënyrat e organizimit të mërgimtarëve në mërgatë.

Prizreni vazhdon të jetë qytet i veçantë në përjetimin e ditëve dhe netëve të Ramazanit. Aktivitetet kulturore dhe fetare nuk mungojnë për asnjë ditë dhe asnjë natë.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Drejtori për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku Xhamia Shqiptare e Regensdorfit të Zvicrës shënoi 20- vjetorin e themelimit të Bashkësisë Islame. Në këtë shënim përvjetori, përveç drejtorit Simnica, merrnin pjesë edhe kreu më i lartë i BFI-së, Reisi Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorë.

I nderuari kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj
I nderuari President i Shqipërisë, Z. Ilir Meta
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj