Rajoni

Më datat 31 mars dhe 1 prill 2018, në ambientet e Hotel “Monarc” në Tiranë, Shoqata Kulturore “Gruaja” organizoi konkursin e Kuranit “Pranvera e zemrave”.

Dje në lagjen Seravë të Shkupit, e banuar kryesisht me shqiptarë, ka ndodhur një mrekulli. Një kurbetçar i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas kurbetçari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjve dhe është larguar nga dyqani.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”, ndërmarrin fushatën e bamirësisë në ndihmë të 1000 familjeve me vështirësi ekonomike në mbarë vendin.

Komuniteti Mysliman i Shqiprisë në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ka nisur fushatën e dhurimin të gjakut për fëmijët talasemikë.

Të shtunën, më 24.03.2018 në Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame u mbajt trajnimi për auditor intern të kompanive që kanë implementuar ose janë në fazën përfundimtare të implementimit të Standardit Hallall.

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar duke rrahur brutalisht Nezir Salihoviç, imam në Novi Pazar të Serbisë.

Më datat 17 dhe 21 mars 2018, në ambientet e Shoqatës Kulturore “Gruaja”, u zhvilluan gjysmëfinalet e Konkursit Kombëtar të Kuranit për qytetin e Tiranës.

Hafizi i mirënjohur Ammar Basiç nga Sarajeva në profilin e tij në Facebook në një mënyrë interesante falënderoi futbollistin egjiptian Muhammed Salah, për nder të të cilit përkrahësit e ekipit anglez ‘Liverpool’ këto ditë kanë kënduar këngën ku thuhet: "Edhe unë dua të jem musliman dhe të ulem në xhami."

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, Xhamia e Beqarëve dhe Xhamia Mbret në Berat, duke nuk do të jenë më në funksion të besimtarëve për të kryer ritet e tyre fetare.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Skender Brucaj, priti në një takim pune Ministren e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro, takim në të cilin u firmos marrëveshja e restaurimit të 5 xhamive: Xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, Xhamia e Beqarëve, Xhamia Mbret dhe Teqeja Halvetiane në Berat si dhe Xhamia e Pazarit në Gjirokastër.