Aktivitetet e KBIGJ

https://www.youtube.com/watch?v=hWq8eUp4ogM

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitetet e saj për t’u dalë në ndihmë familjeve me nevojë.
Pas shpërndarjes së dhjetra pakove ushqimore dhe hixhienike nga sot kjo shoqatë ka filluar shpërndarjen e lënëve djegëse për familjet e kësaj kategorie sociale.
Sipas koordinatorit të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, Abdurrahman Bejtullahu, kjo po bëhet e mundshme falë kontributit të bamirësve të shumtë të komunës së Gjakovës dhe atyre jashtë vendit.
Deri më tani është siguruar një sasi e lëndëve djegëse për të ndihmuar një pjesë të familjeve, por sipas Bejtullahut qëllimi është që në këtë kohë dimri me lëndë djegëse të ndihmohen 100 familje nevojtare. Për këtë arsye ai apelon tek qytetarët që kanë mundësi të ndojmojnë, në mënyrë që të mund t’ju ndalin në ndihmë këtyre familjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=S6KVeIoezgY&t=2s

Shoqata humanitare Bereqeti dega në Gjakovë, për nderë të Festës së Flamurit, ka filluar shpërndarjen e 100 pakove ushqimore dhe higjenike
40 pako janë shpërndarë në Shoqatën “Handikos Gjakova”, ndërsa të tjerat në Shkollën “Zekirija Rexha”, Kompaninë “Çabrati” dhe familjet me jetima.
Drejtoresha e organizatës Handikos në Gjakovë, znj. Brilanda Ballata, në shenjë falenderimi ka ndarë mirënjohje për Shoqatën humanitare Bereqeti dhe për koordinatorin e kësaj shoqate dega në Gjakovë Abdurrahman ef.Bejtullahu.
https://www.youtube.com/watch?v=YFjFTa3AQdY

Shtëpia e pabanueshme për familjen e Hysni Ahmetit në fshatin Kralan të Gjakovës që nga sot është shndërruar në shtëpi që i plotëson të gjitha kushtet për banim.
Familja 6 anëtareshe me 4 fëmijë, që nga sot do të gëzojë shtëpinë pothuajse të re nga rindërtimi i kësaj shtëpie falë Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjakovë.
https://www.youtube.com/watch?v=iOHsWDty6jk

https://www.youtube.com/watch?v=z5JH3U7lotk

Sot, pas namazit të akshamit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka mbajtur aktivitetin e katërt dhe përmbyllës në kuadër të “Programi për më të dashurin”.
Në këtë program, i cil u mbajt në Xhaminë e Hadumit, para të pranishmëve ligjeruan Mr.Sc. Jakup ef. Çunaku dhe Prim.med.dr.sci. Ali Iljazi me temën “Profeti si i dashur i Zotit”.
Programi u pasua me pjesë nga mevlydi të kënduar nga sekretari Esat ef. Rexha, kryeimami Visar ef. Koshi, Besir Musliu dhe nxënësit nga Instituti i Hifzit "Medreseja e Madhe" në Gjakovë.
Në fund duanë përmbyllëse e bëri kryeimami i KBI të Malishevës, Flurim ef. Krasniqi
Programin e udhëheqi imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka shënuar sot edhe aktivitetin e tretë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.
Aktiviteti u mbajt në Xhaminë e Hadumit, ndërsa ligjëruan, Prof.Mustafë ef. Havolli, me temen “Profeti si qenie njerëzore”, dhe Kryetari i KBIGJ, Dr. Valon ef. Myrta, me temen “Profeti si paqebërës”.
I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.

Sot, pas namazit të akshamit, në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka shënuar aktivitetin e dytë në kuadër të “Programi për më të dashurin”.
Në këtë aktivitet ligjëruan, imami i Xhamisë Mulla Jusuf, Dr. Adnan ef. Kida, me temen “Profeti si bashkëshort”, dhe imami nga Gjilani, Dr. Fidan ef. Xhelili, me temen “Profeti si prind”.
I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.

Sot, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë është shënuar aktiviteti i parë në kuadër të “programi për më të dashurin”.
Në këtë aktivitet ligjëruan kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, me temen “Profeti si mik”, dhe imami i Mejtepit të Halil Efendisë, mr. Enver ef. Xhiha, me temen “Profeti si fqinj”.
I gjithë aktiviteti u udhëheq nga imami i Xhamisë së Hadumit, dr. Safet ef. Hoxha, me prezencën e një numëri të xhematit të Xhamisë. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë pjesëmarrësve.

Sot, në Xhaminë e Hadumit në Gjakovë është shënuar Java e Xhamive dhe Nëpunësve Fetarë.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe mushaviri për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Sabri Akin, Këshilltari i Kryetarit të Bashkësië ?slame të Kosovës Vedat ef. Sahiti dhe drejtori i Institutit të hifzit, Ismail Selim.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta pasi përshëdeti dhe i falëderoi të pranishmit për pjesmarrje, tha se ky aktivitet dëshmon për misionin dhe nevojën e xhamive në jetët tona. Xhamitë janë vende ku mësohen njohuritë fetare dhe kulturore, ku mësohet morali, drejtësia, respekti dhe dashuria. E për këtë u jemi mirënjohës të gjithë atyre që japën kontributin e tyre të rëndësishëm në edukimin dhe aftësimin e brezave.
Në fjalën e tij, z. Nevzat Akin, shprehu kënaqësinë e tij që këtë vit kjo ngjarje shënohet në Gjakovë, në një nga qytetet historike të Kosovës, e pikërisht në xhaminë më të vjetër të qytetit, në Xhaminë e Hadumit, që t’i përkujtojmë të gjithë hoxhallarët, kontribuesit e fesë, si dhe nëpunësit fetarë që kanë vepruar dhe që vazhdojnë të veprojnë, t’ju tregojmë se gjithmonë do të jemi afër tyre dhe do t’i kujtojmë.
Në fund, Këshilli i Bashkësisë Islamë në Gjakovë ndau mirënjohje për disa zyrtar fetarë: z. Jusuf ef. Elezaj, z. Muhamet Iljazi, z. Nexhdet Shllaku dhe z. Hysen Bokshi. Me motivacion kontributin e tyre shumëvjeçarë në kryerjen e punëve në KBI në Gjakovë.

Shoqata Bëmirëse “Bereqeti”- dega në Gjakovë falë donatorëve të shumtë ka bërë renovimin e shtëpisë së familjes gjashtë anëtarëshe nga fshati Demjan i komunës së Gjakovës.
Përveç kushteve të rënda ekonomike, katër anëtarë të familjes Muhadri janë me nevoja të veçanta, ku si rezultat rëndohej edhe më shumë gjendja e tyre ekonomike.
https://www.youtube.com/watch?v=zkLqoT0h1N0

Me iniciativën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, sot filloi mësim-besimi fetar për nxënës (djem dhe vajza), i cili do të mbahet çdo të shtune nga ora 11:00 deri në 12:30, në tre muajt e ardhshëm, në disa xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës.
Regjistrimi vazhdon deri të shtunen tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=VEVbtQA4Pz8

Ato u ndihmuan me nga një pako ushqimore hixhienike si dhe me nga një thes miell, ku secila kapë vlerën nga 25 euro.
“Çdo fund muaj përgatisim nga 50 pako ushqimore për familjet nevojtare, ku secila pako kapë vlerën nga 25 euro. Një pjesë të pakove i kemi shpërndarë këtu ndërsa pjesën tjetër, atyre me aftësi të kufizuar, ua dërgojmë në shtëpi”, ka thënë koordinatori Shoqatës humanitare “Bereqeti”, dega në Gjakovë, Abdurahman Bejtullahu, i cili edhe njëherë shfrytëzoi rastin t’i falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë për ndihmën që e bëjnë për t’ua lehtësuar sadopak gjendjen e tyre të rëndë ekonomike.
Familjarët që u ndihmuan thonë se për ata këto pako janë shumë të mirëseardhura për faktin se gjendja e tyre ekonomike është shumë e rëndë.
Iniciatava të tilla humanitare janë të shumta, ku dihet se këtyre familjeve u duhet më shumë përkrahje, e sidomos për një jetesë më të mirë se që e bëjnë.
https://www.youtube.com/watch?v=CP_5GIFsHW4

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, i ka dhuruar gjatë ditës së sotme Universitetit të Gjakovës një donacion të dorëzave dhe maskave si mjete mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë globale COVID-19. Ky donacion për studentët u bë në kohën e provimeve, ndërsa “Bereqeti” pranoi mirënjohje nga rektori i Universitetit të Gjakovës.
Koordinatori i “Bereqetit” – dega në Gjakovë, z. Abdurrahman Bejtullahu u prit në takim nga rektori i Universiteti të Gjakovës, “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe përfaqësuesit e studentëve nga Parlamenti Studentor.
Donacioni nga Shoqata Humanitare u bë pas kërkesës së Parlamentit Studentor që në kohën e provimeve të pajisjen me masa mbrojtëse si dorëza dhe maska. “Bereqeti” edhe kësaj here ishte në shërbim që të ofrojë ndihmë, duke u dhuruar 2000 palë dorëza dhe 1000 copë maska mbrojtëse për studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ndërsa ky donacion kap vlerën e 670 eurove.
Koordinatori i “Bereqetit”, z. Abdurrahman Bejtullahu e mirëpriti me kënaqësi kërkesën e studentëve, duke u bërë me dije se gjithmonë do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë studentët në çfarëdo mënyre.
Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani e falënderoj z. Bejtullahu për kontributin e tij në veprimtarinë bamirëse për studentët, që ata të pajisen me dorëza dhe maska mbrojtëse në kohën e provimeve në afatin e qershorit. Me këtë rast, Rektori Nimani i ndau mirënjohje kësaj shoqate.
Këtë mbështetje e kanë vlerësuar tejet të rëndësishme përfaqësuesit e studentëve nga Parlamenti Studentor, që u shprehën mirënjohës dhe falënderues për donacionin.
Tashmë të gjithë studentët që nuk kanë mundësi për këto pajisje, mund t’i marrin në hyrje të fakulteteve të tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=0AW7pvOai00&t=5s

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë, ka shpërndarë sot 165 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.
Lista e atyre që pranuan këto pako, është përpiluar nga Kryetarët e Bashkësive Lokale, duke u bazuar në nevojat e familjeve që po kalojnë situatë të vështirë ekonomike, sidomos në këtë periudhë kur po përballemi me COVID-19.
Sot, gjithashtu janë shpërndarë edhe 40 pako tjera për Shoqatën e të Verbërve në Gjakovë.

Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin "Sofra e Ramazanit 2020 ", ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit "Sofra e Ramazanit 2020.
- Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka pranuar sot një donacion nga fondacioni i Behgjet Pacollit në vlerë të 25 mijë eurove, ku do të mundësohet shpërndarja e 1 mijë pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë.
-Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Gjakovë ka pranuar sot një donacion prej 40 pakosh ushqimore dhe 1 toni miell nga bamirës të cilët deshën që të mbesin anonim.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Mitrovicë falë bamirësisë së fizioterapeutit Skifter Ymerit dhe Arif Kadriut ka dhuruar 30 pako ushqimore për familjet nevojtare.
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Obiliq ka pranuar një donacion prej 600 kg miell nga Arben Zeka, si dhe 250 kg miell nga Besnik Rama.
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Deçan ka bërë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore në prag të festës së Fitër Bajramit.Këto pako ishin donacion nga Kuvendi Komunal i Komunës së Deçanit (Shtabi Emergjent).
- Dega e Shoqatës "Bereqeti" në Podujevë ka pranuar një donacion prej 900 palë mbathjesh që do të shpërndahen për familjet nevojtare në këto ditë.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Prishtinë ka pranuar një donacion prej 40 pakosh ushqimore dhe higjienike nga N.t.sh. "Malvesa".Këto ndihma do të shpërndahen në prag të festës së Fitër Bajramit për familjet nevojtare të komunës së Prishtinës.
- Në prag të festës së Fitër Bajramit, Sh.p.k. "En-Sharku", në Rahovec, me pronarë Enes dhe Ehad Sharkun, kanë dhuruar për 30 familje veshmbathje për fëmijë.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Obiliq ka ndihmuar sot 19 familje në këtë komunë. Këto familje u ndihmuan me nga një pako ushqimore dhe me një thesë miell.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Gjakovë ka ndihmuar prindërit e nxënësve nevojtarë në shkollën fillore "Emin Duraku"Këtu u ndihmuan 27 familje si simbolikë e 27 klasave të kësaj shkolle.
- Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dega në Rahovec ka pranuar sot një donacion me veshmbathje nga tri firma të ndryshme, të cilat do të shpërndahen për familjet nevojtare.Firmat të cilat dhuruan veshmbathje janë: firma "Durguti", Sh.p.k. "Alibaba", N.t.sh. "Te Taibi".
Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB "Bereqeti".

Shoqata Humanitare "Bereqeti", dega në Gjakovë, ka filluar aksionin për grumbullimin e parave që familjes së Naim Krasniqit në Gjakovë t’i sigurojë një banesë, pasi që kjo familje së shpejti do të përfundojë në rrugë.
https://www.youtube.com/watch?v=-KbHV5WqX40

Aksioni “Sofra e Ramazanit 2020” vazhdon shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike. Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” me degët e saja në gjithë territorin e Kosovës dhe të përkrahur edhe nga Këshillat e BI të Kosovës, po ndihmojnë familjet nevojtare, jetimët Këshillat Emergjent të Komunave, dhe të gjithë ata që kanë nevojë .
Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava shpreh falënderime për të gjithë ata vullnetmirë qoftë nga Kosova apo diaspora që kanë mbështetur këtë aksion humanitar duke konfirmuar edhe një herë se pakot ushqimore dhe higjienike po u shpërndahen me amanet të plotë. Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim. Duhet theksuar se një pako ushqimore ka vlerën e 25 eurove.Behxhet ef. Ajvazi, drejtor i Bereqetit ka thënë se deri më tani kemi shpërndarë mbi 10.000 pako në tërë Kosovën, ndërsa në Prishtinë ne kemi shpërndarë mbi 1000 pako.
Në vazhdim po prezantojmë aktivitetin e shpërndarjes së pakove nëpër disa komuna:
Dega e Bereqetit në Lipjan deri më tash ka shpërndarë 1000 pako ushqimore e higjienike për një mijë familje skamnore.
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë shpërndau sot 50 pako ushqimore dhe higjienike për Shoqatën “Handikos”
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Pejë ndihmoi sot Shoqatën “Handikos”, me 30 pako ushqimore e higjienike si dhe 750 kg miell.
Shoqata Bamirëse Humanitare “Bereqeti” do të jetë në terren vazhdimisht që këto pako të shpërndahen edhe gjatë ditëve në vijim.

"Sofra e Ramazanit" e organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse "Bereqeti", po vazhdon të realizohet me suksesin më të mirë
Abdurrahman ef. Bejtullahu, koordinator i SH.H "Bereqeti", dega në Gjakovë, ka njoftuar se bashkëatdhetarët tanë nga Zvicra, të organizuar nga Behar Gola, përmes miqve dhe shokëve të tij, kanë mbedhur 12.500 euro, të cilat do të shërbejnë për blerjen e 500 pakove ushqimore.
Koordinatori Bejtullahu ka falënderuar përzemërsisht të gjithë bashkëatdhetarët tanë, duke lutur Allahu e Gjithëmëshirëshëm që t'i ruajë ata dhe familjet e tyre dhe t'i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.