Lajme nga Bota
Kampioni i parë olimpik i boksit në Kazakistanin e Pavarur, fituesi i trofeve Val Barker, kampioni botëror i Cruiserweight IBF, legjenda e boksit kombëtar Vasily ‘Balkhash Tiger’ Zhirovhas u konvertua zyrtarisht në Islam në xhaminë e kryeqytetit “Nur-Astana”.
Berlini është urdhëruar të paguajë një mësuese muslimane 6,900 euro pasi ajo u refuzua nga një punë sepse hixhabi i saj ishte në kundërshtim me një ligj gjerman që kufizon simbolet fetare në vendin e punës.
Princi Charles vizitoi xhaminë ‘Finsbury Park’ dhe u takua me imamin Mohammed Mahmoud i cili cilësohet si hero pasi ndihmoi në arrestimin e të dyshuarit për sulmin ndaj besimtarëve myslimanë që falnin namazin e teravisë.
Politikani kanadez, i cili po agjëron muajin e Ramazanit, ka theksuar se filloi agjërimin për të mbledhur para për një bankë ushqimore, por ishte i shastisur nga mbështetja që mori nga muslimanët.
Në Federatën Ruse numri i muslimanëve arrin në rreth 20 milionë. Ata, si gjithë muslimanët tjerë anembanë botës i kushtojnë rëndësi të veçantë muajit të bekuar të Ramazanit.
Në aktivitetin e emërtuar “Unë Jam Musliman” i zhvilluar në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen, janë shpërndarë trëndafila për qytetarët danezë, raporton Anadolu Agency
Në Xhamin e Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit të Marmaras është formuar një kënd lojërash për fëmijë.
Futbollisti francez me origjinë algjeriane Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid, ka marrë pjesë në organizimet e iftarit të zhvilluara në rrugët e rajonit Fatih të Stambollit nga Bashkia Fatih, raporton AA.
Sekretari gjeneral i Këshillit mysliman në Britani, Harun Khan, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Britani ku mbetën të vdekur gjashtë persona e mbi 40 të tjerë të lënduar.
Në vitin 2015 popullsia myslimane llogaritej 1.8 miliard në gjithë botën. Kjo do të thotë 24% e gjithë popullsisë globale. Krishtërimi është aktualisht feja me e madhe në botë, por sipas disa faktorëve Islami do i zerë vendin në vitin 2070.