Lajme nga Kosova

Një serb ka marrë guximin që të hip në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit, ku ka demoluar kupolën e saj.

Ditën e diele, gjatë kohës së namazit të ikindisë, një serb nga Pasjani, B.V, i moshës 35-vjeçare ka hipur dhe ka dëmtuar minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Përurohet projekti i përbashkët i evidentimit të rasteve të vdekjes në Republikën e Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Institucioneve të vendit.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, mori pjesë në përurimin e xhamisë së re të ndërtuar në Restelicë të Dragashit.

Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë pritet të rivitalizohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. E më pas, edhe rindërtimi i Xhamisë së Ibrit në cepin verior të urës kryesore mbi këtë lumë.

Më 17 korrik, në mënyrë solemne u bë inaugurimi i tre projekteve madhore në Këshillin e Bashkësisë Islame në Suharekë, si: renovim i zyrave të KBI të Suharekës, lokaleve afariste dhe ndërtim i xhamisë në fshatin Sallagrazhdë - donacion nga Organizata Mohammed Bin Rashid Al Maktoum Humanitarian & Charity Est, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur, me kërkesën e tyre, kryetarin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës (BI), Mulla Asllan Murati, me bashkëpunëtorë. Temë e vetme e bisedës ishte rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, të cilën ekstremistët serbë e kishin shkatërruar tërësisht gjatë luftës së fundit.

Pas takimi mes myftiut të Kosovës, Naim ef.Tërnava dhe ministrit të Diasporës, Valon Murati, është rënë dakord që në të gjitha xhamitë e Kosovës, një pjesë e ligjëratës së xhumasë t’i kushtohet regjistrimit të popullatës shqiptare nga diaspora që arrin në Kosovë për pushimet verore.

Vitin e kaluar, me datë 27 korrik, të dyshuar të panjohur deri më sot, gjatë orëve të natës, pasi i kishin prerë kabllot e kamerave incizuese në Xhaminë e “Lagjes së Trimave”, kishin thyer dyer e kasaforta të metalta dhe kishin vjedhur rreth 400 euro para të besimtarëve, njofton Policia e Kosovës.

Ky është Ramazani i katërt që hoxhë Bajram Murseli, i cili është gjithashtu edhe biznesmen së bashku me vëllezërit e tij shtron iftar për çdo ditë të Ramazanit për 50 persona edhe më shumë.