Kurani u jep lexuesve informacion të veçantë që nuk është ditur më herët

Rrë?met kuranore përfshijnë të kaluarën, të tashmen, si dhe çështjet e së ardhmes. Çështjet e padukshme janë ndër çështjet që Zoti i Madhërishëm i ka veçuar për vete: “Çelësat e fshehtësive janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij...” (El-En’am, 59).

Pejgamberi a.s., si pjesa tjetër e njerëzve nuk dinte asgjë për të padukshmen. Kur ai na infor
mon për të shkuarën, atëherë kjo është dëshmi e vërtetësisë së pejgamberisë dhe mesazhit të tij, sikurse që thotë i Lartësuari: “Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt, me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do...” (El-Xhinn, 26-27).
Rrë?met e panjohura në Kuranin ?snik erdhën për të vërtetuar se Kurani ?snik është libri i Zotit.(1)
Kurani ?snik ?et herë pas here për popujt dhe shoqëritë e mëparshme që deri në atë kohë, në historinë e njerëzimit nuk kishte asnjë informacion për ta. Nëse kthehemi dhe shqyrtojmë atë që trajtuan poetët dhe historianët arabë do ta shohim se nuk ka asnjë informacion për ato ndodhi të trajtuara në Kuranin famëlartë. Në këtë shkrim do të fokusohemi te rrë?met mbi ndodhitë e panjohura në të shkuarën që na informojnë për tregimet e pejgamberëve të mëparshëm.
Kurani e ka grisur velin e së kaluarës. Kjo grisje ishte për ta informuar Muhamedin a.s. për lajmet e sakta për të dërguarit që i kishin paraprirë: “Dhe ti nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t'iu lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musain, për Shuajbin, për vajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).” (El-Kasas, 45);
“Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur, kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli, që para teje nuk iu kishte ardhur ndonjë pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.” (El-Kasas, 46).
Kurani korrigjoi në librat qiellorë që Zoti i shpalli, atë që ishte ndryshuar e shtrembëruar nga rabinët dhe murgjit: “Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.” (Merjem, 34)
Dëshmitë për vërtetësinë e Kuranit janë të shumta dhe pothuajse të panumërueshme. Ato prova janë të mjaftueshme për të bindur çdo njeri të drejtë e të arsyeshëm që e kërkon të vërtetën me paanshmëri dhe objektivitet. Prej dëshmive shumë interesante janë edhe rrë?met e panjohura përmes së cilave Kurani ?snik sjell informacione që ai thotë se ato janë diçka e re. Ai tregon se ato rrë?me nuk i kishin ditur më herët Muhamedi a.s. dhe as populli i tij: “Këto janë disa nga rrë?met e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kuranit) nuk i ke ditur, as ti, as populli yt...” (Hud, 49).
Zoti i Madhëruar i thotë të Dërguarit të Tij se këto rrë?me që po t’i shpallim ty për Nuhun dhe popullin e tij ti dhe as populli yt nuk dije për to para shpalljes së tyre.(2)
Kurani i s?doi njerëzit me lajme historike të cilat askush nuk ka mundur t’i mohojë. Realisht, sikurse thotë edhe dr. Miller: “Nuk ka libër tjetër të shenjtë që e përdor këtë stil. Të gjithë librat e tjerë përbëhen nga informacioni që iu tregon se ky informacion ka ardhur nga... Për shembull, kur Bibla ?et në lidhje me tregimet e popujve të lashtë, ajo tregon se ky mbret jetonte në këtë vend, se ai udhëheqës luftonte në atë betejë dhe se një person i caktuar ka një numër të caktuar fëmijësh dhe se emrat e tyre janë ... Por Bibla gjithmonë tregon se nëse doni të dini më shumë, ju mund të lexoni një libër të caktuar, ngase informacioni vjen nga ai libër. Krejt ndryshe është me Kuranin, i cili jep informacionin dhe tregon se ai informacion është i ri!”(3): “Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme), që po t'i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet, se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre, as kur ata ziheshin mes vete.” (Ali Imran, 44).
Dhe lajmet "e fshehta" do të thotë se janë nga nga ato lajme të panjohura të njerëzve që as ti, Muhamed, as populli yt nuk i dinit, dhe vetëm një numër i vogël rabinësh çifut e murgjish të krishterë dinin për to.(4) “
Këto janë nga ato lajme të panjohura, e Ne po t’i shpallim ty (Muhamed), se ti nuk ke qenë pranë tyre kur ata vendosën çështjen e tyre (hedhjen e Jusu?t në bunar etj.) dhe kur bënin dredhi.” (Jusuf, 102).
Zoti i thotë Muhamedit a.s. në këtë ajet se këto lajme që të informova për Jusu?n, babanë e tij Jakubin, vëllezërit e tij dhe të tjera që janë në këtë sure, janë të panjohura ngase ti as nuk dije për to dhe as ishe dëshmitar i tyre.(5)
Ato ishin të vërteta që Zoti ia shpalli Muhamedit a.s.. Prandaj, idhujtarët e Mekës që i urrenin myslimanët dhe që vazhdimisht i dëgjonin ato ajete kuranore që thoshin se sillnin lajme dhe informacione të reja, asnjëherë nuk e ngritën zërin dhe të thoshin: “Ky nuk është lajm i ri. Ne e dimë ku e ka marrë Muhamedi këtë informacion. Ne e kemi mësuar këtë në shkollë.”(6)
Ata nuk mundën të s?donin vërtetësinë e Kuranit, sepse me të vërtetë ato ishin lajme të reja dhe të panjohura më parë: “Ti as nuk ke shpresuar, se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, prandaj ti kurrsesi të mos jesh ndihmëtar i jobesimtarëve.” (El-Kasas, 86).
Natyrisht gjithnjë është e vazhdueshme thirrja për të hulumtuar për informacionin që gjendet në Kuran dhe të tentohet të s?dohet vërtetësia e tij. Kjo nuk ndodhi kurrë! Por ajo që ndodhi ishte se askush nuk guxoi të thoshte se ato rrë?me ishin të pasakta sepse ato ishin me të vërtetë informacione të reja, që nuk vinin nga mendja e njeriut, por prej Zotit që e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen: “Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se i Adhuruari juaj i vërtetë është vetëm Një (Allahu), e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askënd.” (El-Kehf, 110)
Në përputhje me këshillat e dhëna në Kuran, për të hulumtuar informacionin kur ai është i ri, kur Omeri u bë halif, ai zgjodhi një grup burrash dhe i dërgoi ata të gjejnë murin e Dhulkarnejnit. Përpara shpalljes së Kuranit, arabët nuk kishin dëgjuar kurrë për këtë mur, por për shkak se Kurani e përshkroi atë, ata qenë në gjendje ta zbulonin atë. Në fakt ai tani gjendet në Durbend,(7) në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik: “Këto janë disa nga lajmet e vendeve që po t’i rrëfejmë ty; disa prej tyre ekzistojnë ende, e disa janë shkatërruar.” (Hud, 100).
Padyshim këto rrë?me në Kuran janë diçka unike dhe të mahnitshme, që nuk janë të pranishme në ndonjë libër tjetër.


___________
1. https://sotor.com
2. Shih: http://www.quran7m.com/searchResults/003044.html?fbclid=IwAR1B KbkkbtS4dOV3Fs1zyoIOdFUsJ2kW10XFDjEfP g4GQjxwu22k-sGnTcY
3. Gary Miller, Kurani i mrekullueshëm (2), Dituria Islame, Revi?ë mujore fetare, shkencore e kulturore, numër 368/369, viti 35, korrik-gusht Prishtinë,2021,Dhul Hixhxhe-Muharrem, 1442/1443, f. 21.
4. Shih: https:// quran.ksu.edu.sa/tafseer/tabary/sura3-aya44.html
5. Shih: http://quran.ksu.edu.sa/tafseer/tabary/ sura12-aya102.html
6. Gary Miller, Kurani i mrekullueshëm (2), Dituria Islame, Revi?ë mujore fetare, shkencore e kulturore, numër 368/369, viti 35, korrik-gusht, Prishtinë, 2021, Dhul Hixhxhe-Muharrem, 1442/1443, f. 21.
7. Gary Miller, Kurani i mrekullueshëm (2), Dituria Islame, Revi?ë mujore fetare, shkencore e kulturore, numër 368/369, viti 35, korrik-gusht Prishtinë 2021, Dhul Hixhxhe-Muharrem, 1442/1443, f. 21.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Pak, por e vazhdueshme