Produktet që e luftojnë kancerin

Sipas specialistëve, të cilët vlerësojnë rëndësinë e ushqyerjes në parandalimin e kancerit, antioksiduesit, vitaminat dhe polifenolet janë lëndët më të rëndësishme në shpëtimin nga kjo sëmundje shkatërruese.

Fox News radhiti ushqimet e pasura me veçori të forta dhe efektive në luftën kundër kancerit: Ja produktet…

1. Speci i kuq djegës dhe Jalapenos( një lloj speci djegës i kultivuar në Amerikën Jugore dhe i përdorur në gjellët meksikane): lënda kapsaisinë që përmbajnë këta speca ka veçorinë e zhdukjes së qelizave kanceroze.

2. Avokado: lënda e quajtur Glutation, e pasur me antioksidues e gjendur tek avokadoja sulmon radikalet e lira. Krahas kësaj tek avokadoja gjenden në sasi të mëdha potasiumi dhe beta-karoten.

3. Karrota: efektive për shikimin karota ndikon edhe kundër kancerit. Beta karoteni që përmban ndihmon në uljen e riskut së shfaqjes së kancerit të gjoksit, prostatës, zorrëve, stomakut, fytit, mushkërive. Por disa studime pasqyrojnë një lidhje në mes kancerit të mushkërive dhe përforcimeve me beta karoten të marra nga personat të cilët hyjnë në grupin e të rrezikuarve.

4. Fara e lirit: e pasur me elementë ushqyes si antioksiduesit fara e lirit pengon ndryshimet e bëra në trup nën ndikimin e kancerit. Krahas kësaj me ndihmën e sasisë së lartë të acideve omega-3 mundëson mbrojtjen nga kanceri i kolonës dhe gjoksit.

5. Hudhra: ndihmon në ekuilibrimin e sistemit imunitar dhe copëton lëndët të cilat shkaktojnë kancerin. Përbërësi allium i gjendur në hudhër pengon kancerogjenët dhe ngadalëson zhvillimin e tumorit. Studimet tregojnë se konsumimi i hudhrës ul riskun e kancerit të stomakut dhe kolonës. Sipas një lajmi të publikuar në revistën mjekësore "American Journal of Clinical Nutrition" bëhet e ditur se ilaçet e përforcuara me hudhër nuk japin të njëjtin efekt si hudhra. Për këtë arsye konsumojeni atë në mënyrë natyrale.

6. Çaji jeshil: bazuar tek shumë studime çaji jeshil është shërues i disa sëmundjeve. Dihet se çaji jeshil ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, ezofagut, stomakut, kolonës, pankreasit, mëlçisë, prostatës dhe gjoksit. Ky çaj përmban si polifenol edhe antioksidues. Studimet tregojnë se polifenolet duke prerë qarkullimin e gjakut që shkon tek tumoret ndalojnë zhvillimin e tumoreve ose i parandalojnë ato.

7. Likoricë(bimë medicinale): studimet tregojnë se kjo lloj bime ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës. Sepse lënda glycyrrhizin e cila gjendet tek likorica është shumë efektive ndaj kancerit. Por nëse vuani nga tensioni i lartë mos e përdorni. Meqë shurupi apo sherbeti me likorice nuk jep të njëjtin efekt ju duhet të konsumoni rrënjën e kësaj bime.

8. Rozmarinë: rozmarina ndihmon në parandalimin e zhvillimit të tumoreve të lëkurës dhe gjoksit tek kafshët. Por akoma nuk janë bërë studime mbi njerëzit. Por, në të njëjtën kohë dihet se rozmarina kuron një stomak të trazuar, çrregullimet në sistemin e tretjes, dhimbjen e kokës.

9. Shafran: me veçorinë anti-inflamatore safrani ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të enzimave (efektiv veçanërisht në kancerin e zorrëve dhe kolonës) të lidhura me infeksionin. /gazetastart/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)