Shega dhe dobitë e saj për shëndetin tonë

Konsumimi i nje gote me leng shege ne stinen e saj eshte shume i dobishem per shendetin e njeriut.

Shega eshte nje frute i cili vecanerisht duhet konsumuar nga femijet gjate periudhes se zhvillimit.

Me pare shega eshte perdorur si bime mjekesore ne farmaci per te sheruar semundje te ndryshme. Ne kohet e lashta shega eshte perdorur per kurimin e diarrese, plageve te gojes, ulceres ndersa tani po realizohen studime te shumta shkencore rreth saj. Ne baze te te dhenave te marra nga studimet, shega mund te perdoret kunder shume semundjeve si kancerit, semundjeve te zemres, eneve te gjakut dhe diabetit. Ekzistojne shume prova argumentuese te kesaj teze.

Shega perbehet nga tre pjese: fara, lengu dhe levorja, ne secilen prej tyre gjenden shume lende te dobishme. Ne mes te ketyre lendeve mund te permendim flavonoidet, acidin punusik dhe acidin elagik. Krahas kesaj shega eshte nje frute i pasur me vitamina dhe ostrogjen, hormonin femeror. Nese i hedhim nje sy studimeve shkencore rreth kancerit te prostates shohim rezultate shume pozitive.

Gjithashtu flitet shume edhe per efektet pozitive te saj ndaj kancerit te kolones dhe gjirit. Ajo permban dhe efekte mbrojtese ndaj forcimit te eneve te gjakut, diabetit dhe semundjeve te zemres. Ne nje studim tjeter eshte pare se shega ka aftesine e djegies se yndyres dhe te dobeson. Konsumimi i lengut te sheges per burrat ndikon ne shtimin e numrit dhe cilesise se spermatizoideve.

Por specialistet pohojne se nuk duhet harruar mundesia e shfaqjes se nje reaksioni alergjik gjate konsumimit te lengut te sheges. Bazuar ne te gjitha te dhenat e mesiperme kuptojme sa i rendesishem eshte konsumimi i nje gote me leng shege ne dite. Shega eshte nje frute i kultivuar ne vendin tone dhe i lire. Duhet konsumuar vecanerisht nga femijet ne periudhen shkollore.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)