Nga Melody Moezzi
Anarkistët të veshur me bandana (shami koke apo fyti) me yje pesëcepësh? Apo ndoshta disa njerëz të flakur të krahut të djathtë apo të majtë duke montuar bomba në bazamente. Mendimi im se asnjë nga këto karaktere nuk e fiton mendjen e top shitjes tek njerzit kur mendojnë për terroristët. Pse? Ngaqë në përgjithësi nuk dëgjojmë në buletinin e lajmeve kësi lloji terroristësh dhe kur i degjojmë ata nuk emërohen në mënyrë tipike si ’’terroristë”. Ata emërohen si vrasës, banditë apo të çmendur
Këto ditë, kur lexojmë apo dëgjojmë në lajme shprehjen "terrorist" është pothuajse gjithmonë e shoqëruar nga disa referenca të "ekstremizmit islamik", apo më keq akoma të vetë Islamit.
Pra, siç thuhet shumica e terroristëve jane Islamist, apo jo? Jo edhe aq shumë.
Sipas një raporti të BE-së në gjendjen e terrorizmit dhe prirjes:” “294 raste sulmeve të dështuara, prishura, apo të suksesshme” kanë ndodhur në vitin 2009 në gjashtë vende evropiane – duke rënë në 50% nga viti 2007. Ndarja e sulmeve në lidhje me përgjegjësitë ishte në këtë mënyrë: 237 nga grupet separatiste, 40 nga grupe të krahut të majtë dhe anarkist, 4 nga të djathtët, 10 pa njohje të qartë, 2 nga grupe të aspektit personal dhe 1 nga të ashtu-quajtur islamistë.
Dhe raporti ende vë në dukje: " se terrorizmi islamik ende perceptohet si kërcënimi më i madh për shumicën e shteteve anëtare të BE-së , pavarësisht nga fakti se vetëm një sulm terrorist islamik - një sulm me bombë në Itali - ndodhi në BE në vitin 2009. "
Pra, pse ndodh kjo? Pse sipas një sondazhi të 1.600 shtetasve frëng dhe gjerman botuar kohët e fundit në gazetën "Le Monde", 40% e tyre e konsiderojnë Islamin si një "kërcënim"? Pse ndodh kjo që Zvicra të ndjehet e detyruar për ti ndaluar minaret? Pse ndodh kjo se shumë amerikanë janë në kundërshtim deri në armë për ndërtimin e një qendre komunitare islame në Manhattan në qendër të qytetit?
Në mënyrë të qartë, shumë njerëz - veçanërisht në Evropë dhe SHBA - ndihen të kërcënuar nga grupi amorf i mbi një miliard njerëz në mbarë botën të njohur kolektivisht si "muslimanë."
Si një anëtare e kësaj bashkësie, kam disa gjëra për të thënë për ata që ndihen të kërcënuar nga unë dhe nga lloji im:
Së pari, nuk është faji juaj. Pjesëtarët e mediave, duke përfshirë edhe veten time, duhet të fillojmë ti zgjedhim fjalët tona më me kujdes. Në qoftë se individë brenda çdo komuniteti të caktuar shfaqin dhunë kundër një grupi të caktuar ose një kombi në një përpjekje për të ndjell frikë e përhapur panik, atëherë ata individë janë terroristë. Pikë. Feja e tyre është e parëndësishme. Edhe në qoftë se ata pretendojnë të jenë vrasës të një abortionisti në shërbim të krishterimit apo një izraeliti në shërbim të Islamit ose një palestinezi në shërbim të Judaizmit, ata nuk janë përfaqësues legjitim të ndonjë nga besimet të cilët pretendojnë se ndjekin dhe në fakt ata i dëmtojnë ato.
Së dyti, frika juaj është e paarsyeshme. Shikoni statistikat e mësipërme, shkoni dhe takoni fqinjët tuaj muslimanë dhe do të shihni.
Së fundi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, frika juaj është kundërproduktive. Islamofobia është shumë më e rrezikshme se çdo musliman që ekziston, ngase ajo ushqen injorancë dhe fanatizëm. Ajo gjithashtu vetëm i tjetërson më tej muslimanët, dhe në qoftë se ju keni qenë ndonjëherë të tjetërsuar apo mallkuar, e dini se sa ju bën të lëndueshëm në radikalizim. Kjo është arsyeja pse njerëzit u bashkohen bandave, kjo është arsyeja pse njerëzit formojnë grupe të bandave të rrugës, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit bëhen terroristë. Asgjë nuk është më kërcënuese se duke urryer, kërcenuar dhe trembur tjetrin për asnjë arsye të mirë. /independent/
The Independent Malta është një gazetë partnere me Aleancën e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara dhe të projektit Global Expert Finder
Melodi Moezzi është një shkrimtare, avokate, publiciste, aktiviste e OKB-së Global Expert dhe fituese e cmimit për vepër Burimi: Global Expert (www.theglobalexperts.org), një projekt i Aleancës së Qytetërimeve së Kombeve të Bashkuara
Përktheu dhe përshtati: Naim Berisha