Haxhi – Kongresi i zgjimit nga kllapia e individualizmit drejt kthjelltësisë së përqafimit të ymetit

 


Gjetja e vetes nëpërmjet gjetjes së tjetrit


I ngarkuar nga kërkesat e një bote dinamike, që tenton të shndë rrojë suksesin individual në qëllimin përfundimtar të ekzistencës, njeriu bashkëkohor endet në kërkim të një jete të garantuar nga hyrjet pasive. Ai glorifikon arritje që, në thelb, nuk i japin ngjyrë botës përveçse egos së vet, dhe përfundon i frustruar në një realitet ku çdo përgjegjësi është barrë, çdo kërkesë është një torturë, duke e tëhuajësuar kështu njeriun në kërkim të çnjerëzores, të paarritshmes, asaj për të cilën nuk është i krijuar.
I zhytur thellë në këtë dalldi, në kërkim të devijimit të qëllimit të tij të ekzistencës, për t'ju bindur plotësisht kësaj kërkese paradoksale, ose thënë më drejt, për të vazhduar sorollatjen në kllapinë e fantazisë dehëse, ai mundohet të zëvendësojë nevojën e prezencës së tjetrit në realitetin e vet me prezencë virtuale që, të thuhet se përfaqëson hijen e realitetit të prezencës së tjetrit - nuk do ishte e vërtetë - ngase ky reflektim është vetëm një përthyerje e dritës së çasteve të gëzueshme që përjetojmë në jetë.
Kjo pseudo-prezencë virtuale vjen si një reagim i natyrshëm instiktiv që tenton ta përmbushë nevojën për tjetrin në të njëjtën kohë në të cilën ai do të vazhdojë të endet mjegullnajave të imagjinatës që nuk mbaron për të arritur destinacionin fiktiv, i cili sa më shumë që udhëtojmë drejt tij, aq më shumë largohet. Si shembulli i të eturit në shkretëtirë që sillet sa an dej e këtej në kërkim të ujit në mirazhet që i sheh në horizont, derisa një ditë arrin mirazhin, për mos ta gjetur aty ujin, por për ta gjetur të vërtetën, zgjimin nga kllapia.
Krijuesi i njeriut, Allahu Fuqiplotë, njohës i kësaj krijese edhe në përmasën më të imët të ekzistencës, shpalljen e Tij e shpalli në për puthje me natyrën e të adresuarit. Prandaj, në shumë adhurime, si te namazi, te zeqati, po edhe te Ramazani që parimisht është një lloj trajtimi shpirtëror individual, përfshiu elementin shoqëror për të theksuar nevojën dhe rëndësinë e interaksionit dhe ndërvep rimit me tjetrin.
Nëse në adhurimet e tjera shfaqet përfshirja sociale si një pjesë e natyrshme e adhurimit individual, atëherë haxhi e vendos këtë për fshirje si themel. Nëse do të parafytyronim etapat e ndërveprimit të njeriut me tjetrin si një vijë kohore, mund të themi se haxhi fillon edhe më herët. Udhëtimi i njeriut për në ha xh, në epiqendrën e planetit ku filloi jeta dhe buroi drita, është rrugëtim i zgjimit, tronditje që e nxjerr njeriun nga kllapia e jetës virtuale që e ka ngërthyer me kthetrat e sorollatjes pa qëllim, me synimin kryesor që ta kuptojë se nevoja për tjetrin është reale dhe nuk mjafton imitimi i kësaj prezence.
Individi që sot shmang prezencën e tjetrit në përditshmëri, nga frika se mund ta zgjojë nga kllapia për t'u kthyer në realitet, në haxh është krah për krah me tjetrin, pavarësisht të gjitha cilësive dhe mbiemrave që tjetri mund të ketë. Është me tjetrin, pranë tjetrit, fizikisht, pa pasur nevojë për asnjë përshkrim tjetër. Haxhi fillon duke e bindur njeriun se nuk mjafton prezenca virtuale, prandaj, të gjithë, në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë duhet të qëndrojnë në të njëjtin vend, aty ku Zoti takoi për herë të parë Ademin me Havanë pasi u larguan nga Xheneti, që ta kujtojnë se jeta e njerëzimit në Tokë filloi në atë çast kur ata të dy u takuan, aty ku të dy plotësuan veten kur gjetën tjetrin.
Njeriu gjen veten, vetëm në prezencën reale të tjetrit. Ashtu është i krijuar dhe mbijetesa e individit mund të sigurohet vetëm nëse ndërvepron me grupin. Konkluzat e Ibën Haldunit janë vërtetuese të asaj që themi: "Çdo individ është i pafuqishëm të përballojë vetë natyrën dhe rreziqet e saj. Ai ka nevojë për të tjerët për të mbijetuar."(1) "Njeriu është shoqëror për nga natyra. Ai nuk mund të jetojë dhe të ruajë jetën pa bashkëpunimin me të tjerët."(2) Këtë natyrshmëri të krijuar të njeriut, Krijuesi i tij e ka marrë parasysh, e ka ruajtur dhe e ka zhvilluar nëpërmjet shumë adhurimeve, me theks të veçantë nëpërmjet haxhit.


Përgatitja shpirtërore e anëtarit të ymetit


Pasi që haxhiu e kupton nëpërmjet haxhit nevojën e tij reale për njerëzit tjerë, Allahu, nëpërmjet këtij adhurimi shtyllë të Islamit, e përgatit atë shpirtërisht për të bashkëjetuar me shoqërinë duke e stolisur me virtyte dhe duke e pastruar nga cilësitë e këqija. Gazaliu, duke u thelluar në këtë këndvështrim elaboron se haxhi është një udhëtim për në botën tjetër dhe një ndarje e përkohshme nga dynjaja, që i mëson njeriut durimin, sakrificën dhe përulësinë.(3)
Haxhi shërben si ura që bashkon këtë komunitet, duke tejkaluar kufijtë gjeografik, kulturor e gjuhësor dhe duke krijuar një hapësirë takimi ku identiteti i përbashkët fetar e shndërron diversitetin në një forcë unike. Trajtimi i personalitetit të haxhiut është i ndërlidhur ngushtë me aspektin historik, ngaqë ky ibadet është i lidhur ngushtë me historinë e besimit monoteist. Ai rikujton sakrificën e Ibrahimit a.s., dorëzimin e tij të plotë ndaj urdhrit hyjnor, si dhe qëndrimin e nënshtruar të Haxheres a.s. dhe Ismailit a.s.. Dijetari i famshëm Fahruddin er Razi kon kludon se "simbolika e haxhit përfshin të gjithë fazat e rrugëtimit shpirtëror të njeriut: kërkimin, vetëflijimin dhe takimin me Zotin." Ai i interpreton ritualet e haxhit si simbolika që përfaqësojnë faza të ndryshme të rrugëtimit shpirtëror të njeriut: Kërkimi: Udhëtimi drejt Qabesë simbolizon kërkimin e së vërtetës dhe përkushtimin ndaj Allahut; Vetëflijimi: Ri tu alet si hedhja e gurëve në xhemerate përfaqësojnë refuzimin e tundimeve dhe për k u sh timin ndaj rrugës së drejtë; Takimi me Zotin: Qëndrimi në Arafat dhe ritualet e tjera përfaqësojnë momentet e afrimit të besimtarit me Zotin dhe përjetimin e një lidhjeje të thellë shpirtërore.(4)
Në dritën e këtyre përmasave shpirtërore, haxhi shndërrohet në një shkollë gjith ëpër fshirëse të edukimit të besimtarit, në të cilën ndërtohet personaliteti i tij mbi bazat e përulësisë, durimit, vetëkontrollit dhe ndërgjegjësimit për përgjegjësinë që ai ka si pjesë e një bashkësie më të gjerë. Përmes këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm, ai del i pastruar shpirtërisht, më i vetëdijshëm për rolin dhe detyrat e tij si anëtar i ymetit islam, i gatshëm për të jetuar vlerat që i ka përjetuar gjatë haxhit dhe për t'i reflektuar ato në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët.


Haxhi dhe ndjenja e përkatësisë - ymeti


Pas përgatitjes shpirtërore individuale, haxhi merr kuptimin e një dimensioni ko lek tiv dhe shoqëror, që manifeston domethënien e ymetit - bashkësisë së besimtarëve të lidhur nga besimi dhe vlerat e përbashkëta. Ymeti nuk është një entitet abstrakt, por një realitet organik, ku secili individ është një pjesë e pandashme e një komuniteti më të gjerë. Në këtë kuadër, haxhi shërben si ura që bashkon këtë komunitet, duke tejkaluar kufijtë gjeografik, kulturor e gjuhësor dhe duke krijuar një hapësirë takimi ku identiteti i përbashkët fetar e shndërron diversitetin në një forcë unike.
Përmes haxhit myslimanët përjetojnë ri kthimin te bashkëjetesa, që është një eksperiencë ku çdo besimtar ndjehet pjesë e një trupi të vetëm shpirtëror, ku solidariteti dhe bashkëpunimi bëhen jetik për fksio nimin e komunitetit. Ndjenja e përkatësisë rishfaqet fuqishëm me ç'rast secili pjesëmarrës gjen në bashkësinë e ymetit mbështetje, forcë dhe kuptim, duke ecur larg egos individualiste dhe duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive. Në haxh zbatohen parimet universale të Islamit, që reflektojnë drejtësinë dhe idealen që do ta shohë Krijuesi Absolut: toleranca, barazia dhe drejtësia sociale, pa rime këto që haxhi i shfaq si një institucion unik, ku pasuria, gjuha, etnia dhe pozicioni social humbin çdo rëndësi përballë besimit të përbashkët.
Kështu, haxhi nuk është thjesht një akt ritual, por një laborator shoqëror që demonstron se ymeti, si komunitet fetar dhe shoqëror, ka një dimension të thellë jetik dhe funksional, i cili garanton mbijetesën dhe përparimin e besimtarëve në këtë botë.


Kongresi më i madh që bashkon myslimanët dhe jep mesazhin e unitetit të ymetit


Haxhi nuk është vetëm një udhëtim personal shpirtëror, por një përjetim kolektiv që simbolizon fuqinë dhe unitetin e ymetit - bashkësisë islame. Një nga veçoritë thelbësore të haxhit është se ai simbolizon dhe kultivon idenë e "ymetit", që në terminologjinë klasike islame nën kupton një bashkësi besimi, që udhëhiqet nga parimet hyjnore dhe që synon të sjellë mirësi për njerëzimin. Haxhi është një edukatë praktike për ta ngritur njeriun nga përkatësia lokale në përkatësinë globale të ymetit.
Haxhi është takimi më i madh dhe gjithë përfshirës i njerëzve në Tokë, ku uniteti, përulësia dhe përkatësia ndaj një ideali të përbashkët, zëvendësojnë ndarjet sociale dhe egon individuale. Është një kongres me agjendë të ditur dhe me numrin më të madh të aplikuesve në botë. Të gjithë marrin pjesë vullnetarisht dhe ndajnë të njëjtin vizion që tejkalon çdo ndasi. Prandaj, mund të thuhet se haxhi është kongresi më i madh shpirtëror dhe shoqëror që mban të gjallë lidhjen e ymetit islam, një ngjarje unike dhe e pa përsëritshme në botë, që mbledh mylimanë nga të gjitha anët e globit. Ky kongres madhështor, i zhvilluar në hapësirat e shenjta të Arafatit, Muzdelifes, Minas dhe rreth Qabesë - qendrës së botës, është një dëshmi e fuqishme se myslimanët mund të kapërcejnë çdo ndarje, duke bashkuar zemrat dhe shpirtin në adhurim të vetëm ndaj Allahut.
Kjo përvojë e përbashkët sfidon ndarjet sociale dhe gjeopolitike duke bashkuar myslimanët pavarësisht racës, shtetësisë, pozitës sociale, apo kulturës; përkthen në një realitet praktik idenë e unitetit, duke e kthyer ymetin në një trup të vetëm ku çdo qelizë është e ndjeshme dhe e rëndësishme për funksionimin e tërësisë; rifiton dhe përforcon shpirtin e bashkëpunimit, solidaritetit dhe paqes, që janë vlera thelbësore për ekzistencën e një shoqërie islame të suksesshme dhe të drejtë. Në një kohë kur polarizimet dhe fragmentimi social po përkeqësojnë marrëdhëniet ndër mjet myslimanëve, haxhi ngrihet si një model i gjallë i bashkëjetesës harmonike dhe një kujtesë e përhershme e thirrjes për unitet në ymet. Përmes këtij kongresi të madh, myslimanët jo vetëm që ripërtërijnë lidhjet e tyre shpirtërore dhe shoqërore, por edhe afirmojnë angazhimin për një botë më të drejtë dhe të bashkuar, ku solidariteti dhe dashuria ndër mjet besimtarëve janë baza e jetës së përbashkët.
Në këtë kuptim, haxhi nuk është vetëm një manifestim shpirtëror, por edhe një platformë reale për ngritjen e vetëdijes së përbashkët islame. Në një epokë ku shumë komunitete myslimane janë të margjinalizuara apo në krizë identitare, ky tubim global është një rikujtim se Islami është një fe universale, me potencial për të ndërtuar drejtësi, solidaritet dhe paqe.


Fuqia e haxhit në ndërtimin e ndërgjegjes së ymetit


Duke filluar me ndërgjegjësimin se nevoja për tjetrin për mbarëvajtjen e jetës së njeriut në Tokë është reale dhe fizike, për të vazhduar më pas në edukimin shpirtëror e moral të haxhiut, që përfaqëson një përgatitje për anëtarin e denjë të ymetit, haxhi me të gjitha adhurimet e tija ku zbatohen vlerat që ka rakterizojnë ymetin, e kalit haxhiun për të qenë bartës i thirrjes për tek Allahu, ai bashkë me çdo pjesëtar tjetër të bashkësisë së tij.
Ndër të tjera, ky adhurim shtyllë, me persistencë tenton të na mësojë se bashkimi nuk nënkupton shkrirjen në një mendim unik, por përkundrazi, për bashkimin përreth qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Mesazhi i haxhit është se problemi i ndarjes së ymetit nuk është as te gjuha, as te kultura, por te mungesa e ndërgjegjes së përbashkët dhe e prioriteteve të qarta. Prandaj, haxhi është një mundësi e artë për ri zgjimin e kësaj ndërgjegjeje.
Haxhi mbetet institucioni më i gjallë dhe më domethënës që përfaqëson unitetin real të ymetit islam. Ai është kongres global, por pa hierarki politike; është manifestim solidariteti, por pa ndarje klasore; është udhëtim shpirtëror, por me ndikim konkret në vetëdijen e përbashkët. Në një botë ku ndarjet janë të thella dhe ku identiteti mysliman sfidohet vazhdimisht, haxhi mbetet burimi më i fuqishëm i rigjallërimit të lidhjes së ymetit me Allahun dhe me vetveten dhe do vazhdojë të mbetet kongresi më i madh i gjallë i njerëzimit, ku myslimanët nga çdo anë e globit, përtej racës, gjuhës, etnisë dhe statusit shoqëror, i përgjigjen thirrjes së zgjimit nga kllapia e individualizmit drejt kthjelltësisë së përqafimit të ymetit, rreth një qëllimi të përbashkët: bindjes ndaj Allahut dhe ruajtjes së identitetit të përbashkët të ymetit islam.


_________________________________________________
1. Muhamed Munir Mursij, El Terbijeh el Islamijjeh. (Alem al Kutub, 2005), fq. 241.
2. Ibid.
3. Ebu Hamid el Gazali, Ihja Ulum el Diin, (Bejrut, Mari fah Publishing), v.1, f. 261-266.
4. Fahrudin er Razi, Et Tefsirul Kebir - Mefatihul Gajb, (Bejrut, Dar Ihja el Turath el Arabij), v. 5, f. 296-314.


 


 


Dituria Islame 415


Nuk ka artikull pas ketij.

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bën thirrje për ndihmë në ndërtimin e xhamisë