Metodologjia pejgamberike e thirrjes islame në periudhën mekase dhe etapat e saj


Duke u ndalur në retrospektivën e historisë së Daves, para nesh shfaqet një peizazh që qartëson universalizimin e kësaj thirrjeje. Ajo si e tillë asnjëherë nuk i ka përkitur një pop ulli të caktuar, poashtu nuk është ndërlidhur me një kohë të caktuar, por ajo si subjekt përshtatet me çdo popull çfarëdo qoftë gjuha apo mendimi i tyre.
Ajo më së shumti ka rënë në pah kur një popull ka lakuar nga rruga e drejtë, qoftë si individë apo edhe grupe. Në këtë këndvështrim metodologjia e Kuranit fisnik në dave iu flet mendjeve dhe prekë ndërgjegjen e tyre të brendshme, poashtu edhe bashkëvepron me të kuptuarin e drejtë dhe për këtë në Kuran hasim ajete të tëra të cilat i drejtohen arsyes, përmendin zemrën, thirrje për meditim, të mendojmë rreth krijimtarisë së qiejve dhe tokës, dhe çdo gjë që ka krijuar Zoti xh.sh.në këtë gjithësi, dhe kjo do t'ia lëvizte ndjenjat si kurse do të lidhte njeriun racional me të prekshëm (qartën).
Për këtë Allahu në Kuran i ka kërkuar njeriut të meditojë në krijesa e Tij (Shih: Ali Imran,190-195).
Kurani na e rrëfen në mënyrë të përkryer ngjarjet e çdo të dërguari në raport me popullin e tij. Dhe atë që u ngjau popujve përgjatë historisë së njerëzimit kur ata devijuan mësimet hyjnore dhe u larguan nga rruga e drejtë. (Shih: Err-rrum, 9-10). Marrë në tërësi thirrja e të dërguarve a.s. me popujt e tyre ishte në dy forma:
1. Thirrja e tyre në Zotin Një, dhe përkushtimi me sinqeritet ndaj adhurimit të Tij, dhe
2. Mrekullitë (mu'xhizet) që Zoti ua dha të dërguarve që me to mundën dhe sfiduan mundin dhe veprimet e tyre.


Mrekullitë e pejgamberëve


Kur Zoti e dërgoi Musain a.s. te populli i tij, në atë kohë ishte aktual përdorimi i magjisë, mashtrim për popullin. Dhe si kundërpërgjigje të saj, Zoti i dha Musait mrekullinë dhe shenja që i gjunjëzoi (mundi) magjistarët më të mëdhenj që ishin në atë kohë para Faraonit. Me anë të shkopit që e hodhi me emrin e Tij, u shndërrua në gjarpër të madh që lëvizte me shpejtësi dhe i gëlltiti gjithë litarët dhe shkopinjtë me të cilën erdhën magjistarët e Faraonit. Andaj magjistarët kur e panë këtë mrekulli u bindën se nuk është vepër njerëzore dhe që të gjithë besuan dhe u bindën se e vërteta qëndron në anën e Musait dhe se kjo është mrekulli që askush nuk mund të bëjë pos Tij.
Ndërsa duke iu referuar historisë së të dërguarit tjetër të Allahut, Isait a.s., mësojmë se në kohën e tij ishte e zhvilluar mjekësia. Andaj si argument të dërgimit të tij, Zoti ia dha mrekullinë (mu'xhizen) që i habiti mjekët. Mrekullitë me të cilat u dërgua Isai a.s., ishin të shumta, si p.sh. ai formonte nga balta formën e zogut, e kur i fryn te ai bëhej i gjallë dhe fluturonte. E gjithë kjo bëhej me lejen dhe fuqinë e Allahut.(1)
Ai me lejen e Tij shëroi të verbrit dhe të sëmurit nga sëmundja e lëkurës, ngjallte të vdekurit me leje të Zotit, dhe të gjendur para kësaj situate mbetën të habitur, derisa e kuptuan se me atë që erdhi Isai a.s., ishte e vërteta nga Zoti. Siç e përshkruan edhe Kurani në suren El Maide, ajeti 110.
Madje edhe lindja e tij nuk ishte e zakontë. U lind pa baba, foli sa ishte në djep, gjë kjo që më vonë i bëri të krishterët të kalojnë në ekstrem duke vendosur trininë, ku disa prej tyre e njohin si zot, disa të tjerë e llogarisin si bir të Zotit, i lartësuar qoftë Zoti mbi atë që ia mveshin.
Me anë të këtyre argumenteve sprovon mendjet njerëzore dhe gatishmërinë e tyre për t'ju përgjigjur ftesës së Tij dhe mos të kenë as më të voglin dyshim.
Këto argumente të ofruara në kuadër të etapave të thirrjes islame, simbolizojnë mënyrën e shtrirjes së kësaj thirrjeje, bazuar në storiet e dy profetëve të dërguar tek dy popuj (ehlul kitab) me numër më të madh të shtirjes së tyre hë për hë, por që librat e tyre u devijuan nga realiteti si dhe po ashtu këto ajete shfaqin dhe mënyrën e dialogut nga ana e thirrësit që patjetër duhet të ndërtohet mbi platformën e urtisë.
Ndërsa kur kalojmë tek personaliteti i të dërguarit të fundit, Muhamedi a.s., i cili u lind dhe u rrit jetim, nuk diti shkrim as lexim, Zoti e dërgoi tek një mes i cili ishte në kulmin e zhvillimit dhe elokuencës gjuhësore, të pasur dhe me një nivel të lartë të lulëzimit të tregtisë. Në këtë mes ai i thirri në besimin në një Zot duke qenë sta bil dhe i palëkundur në atë që pre dikon. Sfidoi kurejshët që të sjellin një sure si të Kuranit apo vetëm një ajet si të tij (El Bekare, 23-24).


Etapë që kërkonte qëndresë dhe rezistencë paqësore


Kur ai u obligua që mesazhin e marrë nga Allahu, ta bëj publik, t'i tërheq vërejtjen njerëzve dhe të largohen nga 360 totemet fisnore që adhuronin, u urdhërua që shpall jen ta komunikoi gradualisht, varësisht nga gjendja sociale, kulturore e shoqërisë, nga njëra anë dhe nga ana tjetër forca e qëndrueshmërisë së të Dërguarit që t'i bëj ballë dhe durim presioneve dhe dhunës që do të lindte nga ai mes pasi që pak ishin ata që përqafuan fenë e Allahut në fillim.
Misioni i tij ishte të ndërtoj një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, ku të gjithë do të trajtoheshin me dinjitet. Muhamedi nuk ishte njeri i dhunës. Duhet t'i qasemi jetës së tij në mënyrë të balancuar, ash tu që t'i vlerësojmë arritjet e tij të konsiderueshme.
Jeta e tij ishte fushatë e palodhshme kundër lakmisë, pa drejtësisë dhe arrogancës. Ai nuk përpiqej t'i impononte bindjet e tija fetare, ishte i interesuar për ndryshimin e zemrave dhe mendjeve të njerëzve.(2) Prandaj, edhe në kuadër të renditjes së personaliteteve më me ndikim në botë të të gjitha kohërave, studiuesi Michael H.Hart ka vendosur në pozitën një Muhamedin a.s. dhe në lidhje me këtë përcaktim ai thotë: '...ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arri ti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë politik. Edhe pse me një prejardhje të thjeshtë, Muhamedi predikoi dhe përhapi njërin ndërreligjionet më të mëdha në botë dhe u bë udhëheqës politik jashtëzakonisht i shkathët. Edhe sot pas vdekjes së tij ndikimi i tij akoma është i fuqishëm dhe veprues.(3)
Kështu që në periudhën mekase kaloi plot 13 vjet duke duruar, përballur me lloj-lloj fyerje, shtypje, persekutimi, derisa u zgjerua rrethi i thirrjes islame dhe u shtri edhe jashtë Mekës. Pejgamberia nisi me ajetin e parë që zbriti në Kuran: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. Lexo për Zotin tënd Bujar. Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte." (El Alek,1-5).
Thirrja islame në fillimet e saj komunikohej fshehurazi dhe tek njerëzit që Muhamedi a.s. kishte besim se Islami do të gjente vend. Andaj ata kishin frikën nga kure jshët të cilët edhe i lëndonin dhe torturonin. Kjo gjendje vazhdoi deri në ajetin që Allahu e obligoi që të dalë me ftesë hapur dhe të bëjë publike fenë islame: "Publiko haptas atë për të cilën urdhërohesh, e hiqu idhujtarëve". (El Hixhr,94-96).
Shokët e Pejgamberit a.s. kur donin të falnin namaz, shkonin në një qafë mali dhe faleshin fshehu razi nga populli i tyre. Një herë, derisa Sad ebi Vekasi me një grup shokësh të Muhamedit a.s. ishin duke u falur në një qafë mali të Me kës para tyre u shfaq një grup idhujtarësh dhe filluan t'i provokojnë e t'i fyejnë për atë që po bënin dhe më në fund Sad ebi Vekasi e goditi një idhujtar me ashtin e nofullës së devesë dhe ia theu qafën. Kjo që përballja e parë në islam.
Kur Muhamedi a.s. filloi ta ftojë publikisht popullin e tij në Islam, ashtu siç e kishte urdhëruar Alla hu, mekasit as nuk u distancuan prej tij dhe as nuk e kundërshtuan, derisa nuk i sulmonte hyjnitë e tyre. Kur ai e bëri këtë, ata filluan t'ia vështirësojnë thirrjen dhe ta kundërshtojnë më seriozisht. Ata u bashkuan dhe u kthyen kundër tij dhe i shprehën armiqësinë e tyre. Përjashtim nga kjo bënin vetëm ata që Allahu i mbrojti me Islam, por ata ishin pakicë dhe fshiheshin.(4)
Pra, në këtë fazë të thirrjes islame, Muhamedi a.s. u urdhërua me komunikim haptas të thirrjes hyjnore dhe ishte udhëzim i Tij, që ai të tregoj durim dhe përmbajtje në sferën e komunikimit të Islamit, ashtu siç e përshkruajnë edhe ajetet e fundit të sures En-Nahl.


Idhujtarët donin ta heshtnin zërin e së vërtetës


Sahabët u treguan të durueshëm dhe asnjë prej atyre që e pranuan islamin nuk e braktisi atë. Ata ishin që siç thotë profesori i historisë islame dr. Munir Muhamed el Gadbani, jetuan hapat e parë të thirrjes islame. Ata janë maja e Islamit që u bënë shembuj për pasardhësit si në shkallë të imanit ashtu edhe të sjelljes ashtu edhe në shkallën e luftës dhe sakrificës. Neve na mjafton që të dimë se shtresa më e lartë e ymetit është shtresa e dh jetë të përgëzuarve me xhenet, që prej tyre veçohej Umeri bin Hat abi. Kjo shtresë nxori gjeneratën e udhëheqjes të shoqërisë së vetëdijshme. Nga mesi i tyre u zgjodhën udhëheqës (hafife), edhe Muhamedi a.s. kaloi nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ta. Këta burra bartën peshën e barrës së thirrjes islame në tokë, u bënë objekt i përballjeve të mëdha me armiqtë e kësaj feje. Ishin ata të gjashtëdhjetit që u re beluan kundër gjenocidit, pasi që përfundoj kjo etapë dhe filloi etapa e përballjes, dhe ishin në gjendje të realizojnë kënaqësisë e Allahut.(5)
Cilësia e durimit i shoqëroi të gjithë pejgamberët me radhë, kështu që duhet të jetë edhe pjesë e personalitetit të thirrësit. Ai duhet të bëjë përpjekje që të sundoj egon e vet, drejt asaj që kërkohet nga ai.. Më pas si fazë tjetër të thirrjes islame kemi fazën më të avancuar ose më të lartë. Këtë fazë e karakterizon forcimi i myslimanëve, shtimi i numrit të tyre, kur myslimanët emigruan në Medine u bë një qendër dhe vendstrehim për të përndjekurit myslimanë që i shpëtuan dhunës dhe terrorit me kas. Zaten në këtë fazë edhe u lejua lufta për mbrojtje të vetes, pragut dhe nderit të njeriut. "(U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: "Allahu është Zoti ynë!" u dëbuan pa kurrfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Alla hu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues." (El Haxh, 39-40).
Pra në këtë fazë të avancimit të thirrjes islame u shpallën ajetet për t'ju bërë ballë forcës së idhujtarëve, të ndihmuar nga Allahu xh.sh. pra luftë dhe nuk kishte tjetër rrugëdalje, siç e përshkruan edhe Kurani: "Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kurani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari dëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me Allahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është. (El Haxh,78).
Më pas zbriti surja Muhamed, që disa komentator e quajnë sur ja e luftës, ku qartë ceket luftimi i jobesimtarëve, për t'i bërë ballë gjenocidit të tyre të cilët dita ditës po luftonin thirrjen islame me të gjitha format dhe donin ta fiknin dritën e Allahut, dhe heshtnin zërin e të vërtetës (Muhamed, 3-6).
Nga kjo etapë është me rëndë si të kalohet në etapën tjetër ku Muhamedi a.s. gjatë thirrjes në fenë islame, nuk kërkoi nga ata rol udhëheqës e as post politik tjetër. Ai nuk erdhi t'ua marrë pasurinë e tyre, por i thirri për tek Allahu që të shprehin se Zoti është Një, që të shpëtojnë. Nga kjo etapë thirrë si nxjerr mësime që në misionin e tij të jetë i sinqertë dhe të llogarisë në shpërblimin e Tij, siç thuhet në Kuran: "O Pejgamber! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty." (El Enfalë, 64).
Po ashtu gjatë misionit të tij thirrësi në islam duhet të tregojë butësi me të ftuarin dhe të ofroj dhembshuri për të, me qëllimin që të përfitoj zemrat e tyre dhe të jenë edhe ata të udhëzuar. "Nëse ti (Muhamed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata (dije se), Allahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar." (En-Nahl,37).
Dhe kështu karvani i thirrjes zgjerohej dhe shtrihej gjithandej edhe pse kishte pengesa e sfida të panumërta. Në këtë mision i dër guari a.s. kishte ndihmën e Zotit dhe ai ia lehtësonte barrën dhe frikën nga ndjenja e dështimit apo mos përçimin sa më të mirë të daves tek masa. Fundja, ai urd hërohej që ta komunikonte këtë amanet dhe nuk ishte në dorë të tij udhëzimi. Në realitet çdo ajet i Kuranit na frymëzon sesi duhet të ndiqet metodologjia kuranore në dave dhe etapat e saj në mënyrë që të jenë udhërrëfyes dhe busull për të, në mënyrë të arrihen efektet e dëshiruara si dhe të marrë kën aqësinë e Zotit.


___________________________________________
1. Sulejman Omer el Eshkar, Pejgamberët dhe shpalljet, Furkan, Shkup,2000,f.123.
2. Kar en Amstrong, Muhamedi një profet për kohën tonë, Koha, Prishtinë,2017,f.15-17.
3. Michael H.Hart,100 njerëz më me ndikim në histori, Ru mi,Tetovë,1997, f.9.
4. Ibni Hishami, Biografia e Pejgamberit, Shkup, Logos-A, 2017,f.73.
5. Munir Muhamed El Gadbani, El Menhexh el hareki lis sireti ennebevijje, v.1,f.31,bot. i shtatë, Mektebu el menar, Jordan,1992.


 


Dituria Islame 333-334


Nuk ka artikull pas ketij.