Zbulohet ilaçi kundër kancerit

Shkencëtarët kanadezë kanë gjetur ilaçin kundër kancerit, por kompanitë e mëdha farmaceutike nuk janë të interesuara,sepse nuk mund ta patentojnë dhe të kenë fitime materiale.

Shkencëtarët nga Universiteti Albert në qytetin Edmondton të Kanadasë javët e fundit kanë shëruar kancerin me përdorimin e një teknike shumë të thjeshtë. Për shërim është i nevojshëm preparati DCA (dykloracetatit), që tash sa kohë përdoret kundër çrregullimeve të metabolizmit.
Për këtë ilaç nuk nevojitet patenta, prandaj çdonjëri mund ta përdorë shpejt dhe lirë për dallim nga ilaçet e shtrenjta të kompanive të mëdha farmaceutike.
Shkencëtarët kanadezë kanë testuar DCA-në në qelizat njerëzore të injektuara tek minjtë dhe kështu ia kanë dolë t’i “vrasin” qelizat e kancerit të mushkërive, të gjoksit dhe të trurit, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndosha.
Dykloracetati në luftë kundër qelizave të kancerit nxit mitohondritë, qelizat përgjegjëse për prodhimin e 95% të energjisë që i nevojitet organizmit. Ky efekt lejon riaktivizimin e procesit që quhet apoptozë. Mitohondritë përmbajnë në vete programin për vetshkatërrim, i cili aktivizohet kur bëhet fjalë për qelizat e kancerit. Pa apoptozë, tumoret rriten shpejt dhe pa kontroll, sepse qelizat e tyre refuzojnë “të shuhen”. Mitohondritë funksionale dhe të aktivizuara, në saje të DCA-së, e aktivizojnë këtë proces dhe thjesht vrasin qelizat e kancerit.
Me uljen e glikolizës, trupi prodhon më pak acid laktik, prandaj indet e dëmtuara rreth qelizave të kancerit nuk shkatërrohet dhe nuk krijohet "themeli" për tumore të reja. Kompanitë farmaceutike nuk investojnë në këto hulumtime sepse metoda e shërimit me DCA nuk mund të patentohet, kurse pa këtë ato nuk mund të kenë fitime materiale .