Prej të gjitha ushqimeve dhe artikujve, të cilat janë pa kalori, por që ka rëndësi të veçantë për jetën dhe ekzistencën tonë, është uji i thjeshtë.
Këto nuk janë arsyet e vetme që ne duhet ta konsumojmë, sepse të gjitha sistemet në organizmin tonë e kërkojnë ujin që ato të funksionojnë si duhet.
Uji ndihmon në zvogëlimin e stresit
Ujin duhet ta konsumojmë gjatë ditëve stresuese për t’i zvogëluar simptomat e shkaktuara nga stresi, nga dhimbja e kokës, muskujt e tensionuar, dekoncentrimi dhe rrahjet e shpejta të zemrës. Kjo pasi stresi ndikon në të gjitha sistemet bazë të trupit. E kur jemi të dehidruar, të gjitha këto efekte rriten. Uji nuk e pastron stresin, por gjithsesi na jep më tepër energji, na relakson tensionimin tonë, ngadalëson frymëmarrjen dhe përmirëson rrahjet e zemrës.
Uji e zvogëlon peshën trupore
Një studim, ku kishin marrë pjesë persona të moshës 55 dhe 75 vjeçe, ka treguar se konsumimi i dy gotave të ujit para secilës shujtë, për 12 javë, mundëson humbjen e rreth dy kilogramëve, madje atë në mënyrë krejt të shëndetshme, efekt të cilin nuk mund ta arrijnë shumë dieta.
Ky studim ka treguar që personat të cilët para ushqimit e konsumojnë ujin, shtojnë rreth 75 kalori më pak, e kjo do të thotë se nëse gjatë gjithë kohës vazhdojmë me një mënyrë të tillë të ushqimit, brenda vitit do të humbim rreth gjashtë kilogramë.
Më pak do të jemi të ekspozuar ftohjeve
Uji është mbrojtës natyral i sistemit mbrojtës dhe ndihmon që bakteret, si viruset dhe gripi, të qëndrojnë sa më larg nesh. Edhe nëse ftohemi, serioziteti i sëmundjes do të jetë më i vogël nëse e konsumojmë ujin.