Specialistët mendojnë se konsumimi i rregullt i disa zarzavateve dhe frutave, minimizon rrezikun e shfaqjes së kancerit.
Gjithashtu, ata këshillojnë konsumatorët të tregohen të kujdesshëm në konsumimin e mishit të yndyrshëm, gjërave të skuqura, mosmarrjen më shumë se 10 % të energjisë nga mishi i kuq dhe në moskonsumimin e produkteve që përmbajnë acidet yndyrorë trans. Ndërkohë që specialistët tërheqin vëmendjen në konsumimin e frutave dhe zarzavateve, duhen konsumuar të paktën pesë porcione në ditë dhe energjia e marrë prej tyre nuk duhet të ulet nën 7 %.
Në listën tonë të ushqyerjes duhet të gjenden zarzavatet, hudhra, mendra, qepa, majdanozi, sallata jeshile dhe në të njëjtën kohë duhet të përpiqemi t’i kultivojmë vetë. Edhe bishtajorët e thata duhen konsumuar në mënyrë të ekuilibruar. Energjia e marrë nga sheqeri i rafinuar duhet të mbahet nën nivelin 10 % dhe çajin mund ta pimë me pekmez apo mjaltë në vend të sheqerit.
Qëndroni larg ushqimeve të rafinuara
Sugjerohet qëndrimi larg alkoolit, cigares, produkteve të përpunuara dhe këshillohet konsumimi i produkteve natyrale
Qëndroni larg zgarës me qymyr dhe ushqimeve të skuqura
Ndërkohë që specialistët këshillojnë qëndrimin larg produkteve të pjekura në zgarë me qymyr apo të skuqura, ata gjithashtu pohojnë se edhe konsumimi i produkteve të tymosura apo atyre me shumë kripë është shumë i rrezikshëm. Krahas kësaj nuk duhet të harrojmë dhe zhvillimin e aktiviteteve fizike gjatë gjithë jetës.
Ja produktet të cilat shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit:
• produktet e skuqura në vaj
• ushqimet e kripura
• ushqimet e tymosura
• ushqimet me nitrit, nitrat
• mishi i pjekur shumë afër zjarrit
Ndërsa më poshtë janë produktet që minimizojnë rrezikun e kancerit:
Zarzavatet
• qepa, hudhra
• Lakra
• karota, spinaqi
• sallata jeshile, kastraveci
• spinaq i egër
• lulelakra, prasi
•majdanozi, mendra
• speci
• fasulja e freskët dhe e thatë, bizelet
• kërpudha, patëllxhani, enxhinar
• kungulli
• Domatja, panxhari, bamja
Frutat
• Portokalli , greipfruiti, limoni
• manaferra, thanat
• molla, dardha, ftoi, kumbulla
• qershia, vishnja, luleshtrydhja
• pjepri, shalqi
• rrushi, fiku, shega
• banane, hurma
Ushqimet e thata
•qiqra, gështenja, bajame, lajthi, kikirikë, arra
Drithërat
• buka me krunde
• bukë thekre
• bollgur
Ushqimet shtazore
• mushkëritë, veshka, zemra
• veza
• djathi pa yndyrë
• kosi