Shkencëtarët britanik nga University of Exeter kanë vërtetuar se konsumimi i lëngut të rrepës se kuqe apo karrotës, rrit qëndrueshmërinë trupore dhe mundëson zgjatjen e stërvitjeve edhe për 16%.
Journal of Applied Physiology ka shkruar se nitratet e pranishme në karrotë çojnë deri te ulja e harxhimit të oksigjenit në kuadër të angazhimit fizik dhe kështu janë të lidhura me lodhjen më të paktë gjatë ushtrimeve.
Të dhënat e mbledhura nga 8 persona të moshës nga 19 deri në 38 vjet, kanë treguar se efekti pozitiv i gjysmë litri lëngu të karrotës është më i mirë se ai që mund të arrihet me stërvitje të rregullt.
Vitamina A ndihmon ne mbrojtjen e mushkërive dhe gjendet ne dozat te larta te karrota. Përmban 93 përqind te shumës ditore tw nevojshme pwr trupin, si dhe vitamina B dhe C.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se lëngu nga rrepa mund të çojë edhe në uljen e tensionit të gjakut .
Karrotat i bëjnë mirë shëndetit tuaj nëse përdoren si lëngje frutash ose në formë të gatuar(gjellëra).
Pasi që përmbajnë vitaminën A (Betakaroten ose Retinol) ndihmojnë në:
* shëndetin Dental,
* kundër rrudhave në fytyrë,
* ushqejnë lëkurën,
* zvogëlimin e rrezikut për sulm në tru,
* parandalimin e sëmundjeve të zemrës,
* përmirësojnë të pamurit
* parandalimin e kancerit,
* parandalojnë diabetin,
* karrotat kanë cilësi antiseptike dhe për këtë arsye mund të përdoren si laksativ, vermicid (krimbambytës në zorrë) dhe si ilaç për sëmundjet e mëlçisë.
* vaji i karrotave është i mirë për lëkurë të thatë. Kjo e bën lëkurën më të butë dhe të lëmuar,
* lëngu i karrotave përmirëson stomakun dhe problemet me tretjen e ushqimit. /mjekësiaislame/