10 këshilla për alergjinë e verës

Alergjia është një reagim mbrojtës i tepruar i sistemit tonë imunitar përballë substancave që konsiderohen gabimisht të dëmshme.

Gabimi ndodh në fazën e parë të takimit d.m.th kur substanca jo vetëm njihet si e huaj për organizmin, por edhe “zmadhohet” rrezikshmëria e saj. Prandaj sistemi ynë mbrojtës nga njëra anë shënon në memorien e vetë këtë substancë si të huaj dhe nga ana tjetër prodhon një numër të tepërt antikorpesh që reagojnë menjëherë kur prezantohet e njëjta substancë. Është njësoj sikur një patrullë e ushtrisë të shohë një ushtri armike dhe t’i shpikë komandës qendrore rrezikshmërinë e kësaj: rrjedhimi është një gjendje gatishmërie e gjithë batalionit, i cili kur has ushtrinë tjetër direkt e sulmon pa verifikuar rrezikshmërinë e saj. Rezultati është një harxhim i kotë njerëzish dhe bombardime të kota duke shkaktuar dëme.
Arsyet
Akoma sot nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi shkaku i këtij “gabimi” të sistemit imunitar, megjithëse dihen mekanizmat nuk është në gjendje të përcaktohet kush është në rrezik dhe kush jo. Dihet vetëm se koha që kalon nga kontakti i parë deri në shfaqjen e simptomave të kontaktit të dytë ndryshon nga personi në person, dhe mund të jetë disa ditë ose disa vjet. Gjithashtu dihet që ka një përqindje trashëgimie d.m.th paraqitet në 30% të rasteve te fëmijët që kanë një prind që vuan nga alergji dhe shfaqin fenomene të të njëjtit tip në moshë madhore.
Substancat alergjene
Kështu quhen substancat që shkaktojnë alergji dhe hyjnë në kontakt me organizmin mbi të gjitha nëpërmjet ajrit. Ndër më të njohurat është Poleni i bimëve dhe barishteve që ndodhen në ajër nga janari deri në mes të shtatorit. Gjithashtu ka dhe alergjenë në shtëpi që janë prezent gjatë gjithë vitit dhe japin të njëjtat simptoma me ato stinore. Produktet fekale të insekteve që jetojnë në ambiente me pluhur dhe lagështirë zakonisht në dyshek, tapete dhe moket. Produkte që ndodhen në lëkurën e kafshëve shtëpiake si qentë, macet, zogjtë, lepujt, kavjet.
Simptomat
Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diare, të vjella.(shumë rrallë dhe jo stinore)
Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje
Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë.
Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje.
Simptoma pothuaj në të gjitha shumë frekuente: irritimi i shpejtë dhe lodhja.
Si diagnostikohet:
Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat që shfaqen më shumë gjatë pranverës ose verës. Më pas bëhet një test i rëndësishëm për një diagnozë alergjike dhe për të dalluar substancën që sistemi imunitar njeh si të rrezikshëm. Për raste të dyshimta bëhet një test që bazohet në marrje gjaku dhe kontrollimi të antikorpeve të prodhuara për një ose më shumë substanca. Është dhe një test tjetër që quhet Provokim Bronkial me Alergjenë, d.m.th shihet reagimi i mukozës bronkiale duke dhënë sasi shumë të vogla alergjenësh.

10 rregullat anti-alergji

1-Tresni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite për tre muaj rresht
2-Dietë me vitamina C, B, K, të dobishme për irritimin e syrit.
3-Te evitohen ushqime që kanë në etiketë aroma natyrore
4-S’duhen marrë ilaçe pa konsultuar mjekun.
5-S’duhet të pihet cigare dhe të evitohen ambientet me duhanxhinj
6-Te ndiqen rregulla të rëndësishme për jetën:
a)Te flihet 8 orë në natë
b)Të hahet tre herë në ditë
c)Shlodhja ose ndalimi i punës për të paktën çerek ore kur ndihesh i lodhur.
d)Aktiviteti fizik javor
e)Gjetja e kohës së lirë për t’ia dedikuar vetes
7-Të mësohet të mos luftohet me emocionet e vetes
8-Të kihet kujdes në ditët e thata dhe me erë sepse me këtë klime përqendrimi i polenit në ajër është në maksimum.
9-Të zgjidhet vendi i pushimeve në det dhe jo në mal, sepse në det polenet janë më pak të pranishme, ndërsa në mal kjo ndodh mbi 2000 metra.
10-Të ndiqet kalendari dhe të dhënat për përqendrimin e polenit në ajër të shpërndara vit për vit.

Alergjia

Terapi specifike per alergjinë
Terapia specifike bëhet me Kromoliat Disodik që bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik që bllokojnë Histaminën, që është substanca me të cilën antikorpet reagojnë ndaj alergjenit. Në format më të renda përdoren kortizone që bllokojnë sistemin imunitar në mënyrë me drastike.

Vaksinat, si parandalojne alergjinë
Ka një terapi vaksinash që e bëjnë sistemin imunitar të mësohet me praninë e substancave alergjene. Megjithatë njeriu mund të shfaqë alergji të tjera më pas, pavarësisht se arrin të mbrohet nga një substancë dhe ndonjëherë madje sistemi pavarësisht nga vaksinat vazhdon të reagojë për arsye të pashpjegueshme në të njëjtën mënyrë

Testi që vërteton alergjinë
Prick test ose test lëkure ose kutireaksion me alergjenë.
Hiqet lëkura në disa vende(pa provokuar dhimbje dhe as rrjedhje gjaku) prej 1 cm dhe në distancë 2 cm nga njëra-tjetra te secila vihet një pikë solucioni me alergjenë të ndryshëm. Brenda 10-20 minutash duket një fryrje e roztë dhe kruajtëse aty ku alergjeni specifik është vendosur.

10 këshilla
japin specialistët për alergjinë e verës, ato duhet të zbatohen me kujdes nga të gjithë të prekurit dhe është e nevojshme që të mos abuzohet me duhanin.

8 orë
gjumë duhet të bëjnë të gjithë alergjikët, kjo shërben për të qetësuar organizmin dhe për ti bërë mushkëritë dhe organet e tjera sa më të pak të ndjeshme.

3 vitamina
janë të domosdoshme në përdorimin e përditshëm të ushqimeve, të cilët ndër të tjera ndihmojnë edhe në mos irritimin e syrit, bëhet fjalë për vitaminat C, B dhe K.

3 herë
në ditë duhet të hanë personat që kanë probleme me alergjinë, është mirë që oraret e tyre të jenë të ekuilibruara dhe të zbatohen në përditshmëri.
3 muaj
rresht duhet të tresni në ujë një derivat bimor rebels migrum në mëngjes sapo zgjuar dhe në pasdite, efekti ndihet vetëm nëse përdoret rregullisht. /tiranaobserver/