Këshilla shëndetësore se duhet të pihen dy litra ujë në ditë është mbiçmuar, dhe nuk ndihmon aspak në rënien nga pesha, thotë eksperti australian i shëndetit publik Spero Tsindos.
Sipas tij, pemët dhe perimet duhet ta kenë rolin kryesorë në nevojat e përditshme të organizmit tonë.
Ideja e dy litrave ujë nuk është tjetër pos interes grupor. Tsindos thotë se shitja e ujit në shishe u rrit nga ndikimi i industrisë e cila i këshillon qytetarët që të pini sasi të mëdha uji. Pretendimet se dy litra ujë në ditë janë të shëndetshme për organizëm, nuk janë serioze, dhe se për këtë nuk ekzistojnë kurrfarë prova shkencore.
“Nëse njeriu do të pijë me nxitim dy litra ujë për të përmbushur këtë normë, nuk do të hidratohen qelizat që kanë nevojë për këtë proces, por thjesht do të hollohet urina. Tridhjetë vjet më parë ju nuk keni mundur të shihni shishe plastike. Sot, shishja e ujit paraqitet si pjesë e modës... cool dhe hip, shkruan Tsindos në editorialin e gazetës australiane "Journal of Public Health".