Qepa është aleate kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Qepa është një mrekulli e natyrës, një produkt i tokës që instinktivisht mbulon me aromë kuzhinën, shpesh herë jo shumë e pëlqyeshme. Që qepa është e mirë për shëndetin, me virtyte të spastrimit detoksifikimit e kemi ditur, por tani kanë dalë në dritë veti të tjera shëndetësore që do të na bëjnë ta duam me shumë.
Qepa parandalon kancerin
Studiuesit nga Universiteti i Madridit kanë zbuluar cilësitë e veçanta të përfshira kryesisht në lëkurën dhe shtresën e parë të qepëve. Këto fibra mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës. Diabetit dhe sidomos kancerit kolorekal një nga kancerit më të zakonshëm. Qepa gjithashtu na ndihmon edhe në qarkullimin e gjakut.
Qepa parandalon infarktin
Qepa përmban një substancë të quajtur rutin, të aftë për të parandaluar formimin e mpiksjes së gjakut, që mund të shkaktoj sulme në zemër dhe tru dhe se varet nga një mosfunksionim i sistemit kardiovaskular. Studimi i cili është kryer nga shkolla e mjekësore në Harvardit në Boston, ka gjetur se rutina është në gjendje të bllokuar një enzimë të quajtur PDI(disulfide proteina isomeras). Ushqimet që e përmbajnë rutinën nuk janë droguese, nuk kanë efekte anësore dhe janë të shijshme. /Indeksonline/