Ekzistojnë shumë mjete dhe ilaçe për largimin e stresit, por ato duhet t’i konsiderojmë si alternativë të fundit, vetëm në rastet të rënda , të cilat gjithsesi duhet të rekomandohen nga mjekët specialistë.
Por, ekzistojnë edhe disa pije të caktuara të cilat ndikojnë në uljen e strasit:
1. Një gotë qumësht
Qumështi përmban substancëne quajtur triptofanin, e cila kur tretet, kthehet në hormonin e mirëqenies dhe qetësisë, serotonin. Qumështi, gjithashtu përmban edhe magnez, kalcium apo kaliumit, të gjitha këto substanca të dobishme, sepse ato mund të ulin presionin e gjakut.
2. Çokollata e ngrohtë
Çokollata e ngrohtë stimulon lirimin e dopaminës dhe opioidsit në tru, të cilat nxisin ndjenjën e kënaqësisë. E më pas një pije e nxehtë rrit temperaturën e trupit, një situatë kjo e cila në mënyrë të pavetëdijshme shton rehatinë dhe stimulon sistemin nervor që promovon relaksim.
3. Çaji i zi
Çaji i zi i përdorur katër herë në ditë, për gjashtë javë, në vend të kafesë, zhduk hormonin e stresit. Kjo është dëshmuar në një studim të kryer nga Universiteti College i Londrës.
4. Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër është përzierje e theaninës, substancë që rrit prodhimin e valëve alfa të trurit (nga të cilat shkaktohet relaksimi) dhe në të njëjtën kohë ulë, emetimin e valëve beta (që shoqërojnë tensionet emocionale).
5. Ujë i ftohtë
Menjëherë pas pirjes së ujit të freskët, ndiheni më mirë e kjo, pasi uji stimulon qarkullimin, ajri i jep trupit një rritje të energjisë dhe rrit prodhimin e endorfinës.