Rrushi mbron nga keqtretja e stomakut, temperatura, sëmundjet e mëlçisë, hemorroidet, osteomieliti, gangrena, kanceri, si dhe nga mjaft sëmundje të tjera
Përveç vlerave të tij të larta ushqimore, rrushi përmban edhe një substancë dizintoksikuese të quajtur taninë, e cila konsiderohet se lufton viruset dhe mund të absorbohet mjaft mirë prej zorrëve.
Eksperimente të kryera në kafshë, arritën në përfundimin se lëngu i rrushit ndikon në zhdukjen e kariesit të dhëmbëve.
Për shkak të sasive të mëdha të acidit kafeik, i cili është përbërës i substancës polifenolë (e cila është substancë dizintoksikuese), rrushi ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga kanceri.
Prova të kryera në SHBA ndër persona të moshës së tretë, treguan se stafidhet dhe rrushi lidhen ngushtë me uljen e përqindjes së vdekjeve nga sëmundjet kanceroze.