Si të humbni peshë për pak ditë me mollë

Dieta me mollë është një dietë e thjeshtë për t’u ndjekur dhe lejon qe të arrini qellimin tuaj që t'i humbni disa kilogram.

Humja e peshes arrihet ngase ky frut i çmuar është në gjendje t'i kënaq dhe ta frenoj dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira dhe ushqime.
Mollet janë të pasura me fibra, e cila përmirëson tranzitin e zorrëve dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak, parandalon formimin e pllakave të rrezikshme në vena.
Përveç kësaj, mollët kane pak kalori dhe promovojnë bukurinë dhe shëndetin e lëkurës, kjo shpjegon se pse perdoret një dietë që përmban mollë.
Mollët e pjekura pasi te blihen duhet te mbahen në frigorifer rreth një javë,ose ato mund të ruhen në një vend të freskët, e thatë si psh.ne një bodrum.
Dieta me mollë ka ndikim edhe pasi kemi ngrene disa ushqime qe na kane helmuar, kjo është një mënyrë e mire për t’u ç’helmuar dhe për të ndihmuar stomakun të shërohet. Ashtu si të gjitha dietat ne pergjithsi, nuk duhet të mbahet për më shumë se disa ditë dhe duhet të kryejme një kontroll të përgjithshëm shëndetësor.
Kjo dietë kërkon që ju të hani për mëngjes dy mollë te shoqeruara me një filxhan çaji ose kafe. Vakti pas mëngjesit mund të përbëhet nga një mollë ose një gotë me lëng molle pa sheqer dhe fruta te thata. Makaronat ose orizi jane te preferuara ne dreke dhe duhet të shërbehen me perime, ose të paktën në një mënyrë të thjeshtë. Vakti është i kompletuar me perime te gatuara ose të papërpunuara dhe një mollë te zier. Nga mesi i pasdites ju mund të hani një mollë ose te pini një gotë me lëng molle pa shtuar sheqer. Për darkë, proteina te gjelbëra, ose gatime te pjekura në skarë dhe te kalitura me pak vaj ulliri dhe së fundi një mollë.