Hulumtuesit spanjoll kanë zbuluar se një shujtë mediterane e cila përmban plot vaji ulliri virgjin mund të jetë i dobishëm si për eshtrat po ashtu edhe për zemër.
Për studim, më shumë se 100 burra të vjetër u caktuan rastësisht për të ndjekur një dietë të shëndetshme për zemrën për 2 vjet.
Një të tretës iu dha një plan diete që përmbante pak yndyra; një e teta tjetër ndoqi një dietë mediterane me arra; dhe një e treta e fundit konsumoi një shujtë mediterane e cila shumicën e yndyrës së saj e siguroi nga vaji i ullirit.
Pas 2 vjetëve, shkencëtarët gjetën se niveli i gjakut për një komponim të quajtur osteokalcin, i cili është përgjegjës për formimin e eshtrave, ishte rritur tek grupi i burrave të cilët kishin konsumuar shujtën e pasur me vaj ulliri.
Burimi: Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism
Përshtati: Meriton M.