Keni frikë nga kanceri? Mësoni disa mënyra për parandalimin e tij

Shkencëtarët paralajmërojnë se deri në vitin 2040 numri i të sëmurëve nga kanceri do të trefishohet . Kjo do të thotë se sëmundja do të prekë një nga katër persona më të moshuar.

Megjithatë shumë ekspertë thonë se si kanceri nuk duhet të jetë domosdo vetëm “pasojë gjenetike”. Në krijimin e tij, me të madhe ndikojnë edhe shprehitë dhe rrethanat jetësore. Kjo është pjesa ku çdo person mund të ndikoj , ndërsa përveç ushqimit duhet të kihet kujdes edhe për aktivitetet trupore dhe shmangien e veseve dhe situatave stresuese.
Pasi që ushqimi ndikon jashtëzakonisht në shëndetin e njeriut, hapat e parë në luftë kundër kësaj sëmundje të rëndë duhet filluar pikërisht me ndryshimin e të ushqyerit.
Nëse informoheni për ushqimin dhe shprehitë që do të bëhen aleat i juaj i shëndetit sipas rekomandimit të Huffington post, rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.

Boronicat e kaltra
Boronicat e kaltra janë aleati kryesor për mbushjen e organizmit me antioksidantë. Ato përmbajnë edhe nivel të lartë të tocianineve, të cilat parandalojnë përhapjen e qelizave kancerogjene.

Çaji i gjelbër
Çaji i gjelbër përmban EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.

Xhenxhefili
Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që lehtëson inflamcionin në traktin tretës.

Lakra dhe molla
Lakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastrimin e organizmit nga materiet kancerogjene, ndërsa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e trashë.

Ecja
Ecja gjysmë ore e shpejtë brenda ditës mund të përmirësoj gjumin dhe energjinë duke reduktuar potencialisht rrezikun nga kanceri dhe diabeti.

Fibrat
Corn flakes janë burim i mirë i fibrave, të cilat jo që ndihmojnë organizmin të eliminoj toksina, por lehtëson urinë duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak.

Kafja
Konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafes është i lidhur me rrezikun më të vogël nga kanceri i qelizave bazale të lëkurës.

Speci i djegës
Speci i kuq i bluar, biberi, përmban kapsaicinë, e cila ndikon në dëmtimin e qelizave kancerogjene duke sulmuar burimin e tyre të energjisë pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme.

Nxirreni frymën jashtë
Pesë minuta, gjatë ditës, kushtojani frymëmarrjes së rregullt. Frymëmarrja e rregullt mund të ndihmon në eliminimin e efekteve negative që i ka stresi në shëndetin trupor dhe shpirtëror.