1. Molla
Është shumë e shëndetshme, posedon antioksidues të fuqishëm dhe mbron nga sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzhaimerit.
2. Shpargu
Është i pasur me acid folik, i cili është i dobishëm për metabolizmin e acideve yndyrore te trurit.
3. Mishi i viçit
Është përplot vitamina B12. hekur dhe zink. Këto vitamina dhe minerale e mbrojnë trurin.
4. Boronica dhe dredhëza
Konsumimi i këtyre pemëve e bën kujtesën më të mirë. Përveç kësaj, antioksiduesit do t’ju mbrojnë nga proceset oksiduese.
5. Çokollata e zeze
Çokollata e zezë ndikon shumë në forcimin e përqendrimit. Përmban antioksidues të fortë, si dhe nxit sekretimin e endorfinës, e cila na bën të ndihemi më mirë. Por duhet pasur kujdes që çokollata të mos jetë tepër e ëmbël.
6. Salmoni
Është burim i shkëlqyer i acideve 'Omega-3", të cilat në mënyrën më të mirë e ndihmojnë funksionimin normal të trurit.
7. Rigoni i tharë
Në bazë të hulumtimeve të shumta është vërtetuar se rigoni posedon 40 herë më shumë antioksidues se mollët, 30 herë më shumë se patatja, 12 herë më shumë se portokalli dhe 4 herë më shumë se dredhëzat dhe boronica.
8. Arra
Është e pasura me proteina dhe acide "Omega-3", si dhe me vitaminat E dhe B6.
9. Drithërat
Proteinat dhe vitamina E ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut deri në tru
10. Jogurti
Jogurti dhe prodhimet e qumështit janë të pasura me proteina dhe vitamina B, që janë të dobishme për komunikimin e mire midis qelizave nervore.