Molla dhe shendeti i njeriut

Molla rritet pothuajse në të gjitha vendet e botës.

Ajo është shumë e pasur me vitamina , acide organike dhe lëndë tjera materiale të nevojshme për trupin e njeriut.
Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaftë të vlefshme edhe për kurimin e një serë sëmundjesh.
Molla konsumohet si frut i gjallë ose në gjendje të konservuar. Do të ishte shumë mire nëse çdo mëngjes do të hahej, esëll, një mollë, qoftë natyrale apo e konservuar. Por, duhet pasur parasysh një gjë: molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërtën ajo do të bëhet shkak për dhembjen e stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedesit. Zakonisht, këshillohet të hahen jo më shumë se dy molla në ditë. Në rastse do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbullohen sasi të mëdha acidesh, që mund të krijojnë shqetësime.
Molla duhet të hahet pa ia hequr lëvoren . Zoti , për të ruajtur frutin nga jashtë , e ka veshur atë me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahej e qëruar, do të humbiste një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese. Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës është gjashtë here më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj.
Pra vitamina C, që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 molla të qëruara. Heqja e lëvores së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por, kjo mund të arrihet duke e larë atë me kujdes.