Trangulli ka dobi të shumta edhe pse nuk të bie në sy sikur patatet e kuqe dhe specat zile ngjyrë portokalli që të bien në sy me ngjyrat dhe shijet e tyre unike.
Në fakt shumica e njerëzve e anashkalojnë trangullin dhe kjo është një gabim shumë i madh. Pse? Dy arsye të mira janë sepse trangulli është me më pakë kalori dhe më me shumë materie ushqyese. Për vetëm 70 kalori në 100 gram, trangulli nuk përmban vetëm vitamina, por edhe elektrolite, minerale e gjithashtu edhe phytonutrient.
Trangulli – përmbajtja ushqyese
Trangulli përmban: fosfor, vitamina A, C, E (alpha tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K; acid folik, riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen, fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, fosfor, manganese, lutein, zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe vetëm 17 gram karbohidrate.
Mendo pak rreth kësaj. Nëse hani një filxhan të mbushur me trangull të pa qëruar dhe të prerë në rrathë, ju do të konsumoni vetëm tetë kalori. Nëse flisni për ndonjë ushqim të mirë diete atëherë sigurisht ai është trangulli! Trangulli gjithashtu vepron si diarutik natyral për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin e traktit urinar e gjithashtu ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshke. Një enzimë nga trangulli ndihmon trupin tuaj të zbërthej proteinat në mënyrë që më lehtë të treten, dhe nëse flokët po të hollohen (dobësohen), do t’ia dije trangullit duke ditur që silikoni dhe sulfuri që gjenden në trangull ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.
Trangulli – dobitë shëndetësore
Gjithashtu, trangulli nuk përmban kolesterine apo yndyra të ngopura të çfarëdo lloji, por i ofron trupit tuaj fibër të shëndetshme që është e dobishme për këdo që vuan nga kapsllëku. Përveç fibrës, vetëm lëkura e trangullit është e përbërë nga shumë minerale te ndryshme duke përfshirë këtu edhe magnezin, silica, molzbdenum dhe potas. Trangulli gjithashtu përmban sasi të mirë të vitaminës K, e cila ndihmon në forcimin e masës së eshtrave. E për ju që kërkoni të keni një pamje më rinore dhe shkëlqyese, trangulli ofron përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.
Ja edhe disa dobi tjera shëndetësore që i ofron trangulli shëndetit të atij që e konsumon.
Përbërësit alkalin që gjenden në lëngun e trangullit ndihmon në rregullimin e pH-s të gjakut dhe në neutralizimin e acidit në trupin tuaj. Pra, trangulli është i dobishëm për këdo që ka probleme me tretje. Mineralet dhe përbërja me sodium që gjendet në trangull mund të ndihmoj në normalizimin e shtypjes së gjakut.
Trangulli për inde, temperaturë dhe nyje
Silica në trangull i ndihmon trupit të njeriut në ndërtimin e indeve lidhëse të shëndetshme. Shumë tjerë tregojnë se të pish lëng trangullit kur ke temperaturë ndihmon në uljen e saj. Nëse ke dhimbje të nyejve vitaminat dhe mineralet ushqyese të trangullit besohet se e luftojnë acidin urik që shkakton inflamacionin e nyjeve, pra trangulli ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.
Për shkak se trangulli përmban elektrolite që i duhen trupit tuaj, të hash më shumë trangull të ndihmon të hidratosh qelizat dhe të lehtësosh mbajtjen e ujit.
Antioksiduesit dhe vitamina C dhe A në trangull e bëjnë një ushqim të shkëlqyeshëm për psoriasin dhe gjendjet tjera të lëkurës. Vitaminat, karbohidratet dhe materiet ushqyese të shumta që gjenden në trangull janë burim shumë i mirë natyral për të shtuar energjinë atëherë kur ndihesh i lodhur.
Pra, duke marr parasysh të gjitha këto dobi shëndetësore që trangulli ofron atëherë nuk do koment që të konsumosh trangullin më shumë është më mirë për shëndetin tuaj. Trangulli shkon shumë mirë me sallata dhe perime tjera dhe nuk duhet lënë anash. Një mënyrë e shijshme si të konsumohet trangulli është të prihet në rrathë, grij qep, pak krip dhe biber dhe salcë kosi. E për ju që jeni intolerant ndaj laktozës në vend të kosit hidhni vaj ulliri dhe uthull sezonale që të bëni një sallat që do shkoj me çfarëdo ushqimi.
Trangulli ndoshta nuk është edhe aq i pashëm sa disa perime tjera, por me dobi ushqyese që sjell patjetër duhet të fitoj një vend në tryezën tuaj.