10. Nocturnal Lagophthalmos
- Një çrregullim ku të prekurit flenë me sy hapur; me miliona në mbarë botën vuajnë pa e ditur fare. Çon në tharje dhe dhembje të syve.
9. Çrregullim i Sjelljes gjatë fazës REM të gjumit
- Të prekurit fizikisht i veprojnë të endërruarat. Gjatë gjumit ata mund të angazhohen në veprime të dhunshme sikurse grushtimi, shkelmimi bile edhe sharja.
8. Sindroma e kokës që po eksplodon
- Njerëzit mund të dëgjojnë një zë të lartë kumbues vetëm pak para se t’i merr gjumi. Këto epizoda të padëmshme pa ndonjë etiologji, mund të ndodhin në çdo kohë.
7. Narkolepsia
- I dërgon të prekurit në rënie të papritur në gjumë – apo atak gjumi - . Kjo mund të ndodh çdo kohë dhe kudo – në autobus, zyre apo edhe në rrugë – ; Të prekurit flenë me orë të tëra. Mendohet se prek 1 në 2000 persona. Nuk ka trajtim adekuat. Disa prej trajtimeve janë metamfetamina, metilfenidati, modafenili, atomoksetina.
6. Sekssomnia
- Bën që të prekurit të angazhohen në veprime seksuale gjatë gjumit. 75% e të prekurve janë meshkuj.
5. Paraliza e gjumit
- Gjendje kur njerëzit nuk mund të flasin apo të lëvizin derisa zgjohen apo është duke i marrë gjumi. Shpesh përshkruhet si ‘makth i zgjimit’, kjo gjendje përjetohet nga 50% e njerëzve së paku njëherë në jetën e tyre.
4. Sindroma e papritur e befasishme e vdekjes gjatë natës
- Vdekja e shkaktuar në gjumë kur trupi ‘gabimisht’ paralizon zemrën dhe diafragmën. Veçanërisht e shpeshtë tek meshkujt e grupit etnik “Hmong.”
3. Fatal Familial Insomnia
- Gjendje e cila pengon njerëzit të flenë; Çon në thyerje fizike dhe mendore. Vdekja mund të merr shumë vite për të ndodhur; Prek vetëm 40 familje në tërë botën.
2. Homicidal Somnambulism
- Veprimi i të kryerit vetëvrasje gjatës ecjes somnambul/jerm. Gjendje shumë e rrallë, regjistruar vetëm në 68 raste në tërë botën deri në vitin 2000.
1. Sindroma Kleine-Levin
- Shkakton fjetje të tepërt deri në 22 orë në ditë, si dhe hiperoreksi dhe hiperseksualitet kur zgjohen. Nuk ka trajtim të njohur për këtë sëmundje.
Përktheu: Meriton Muriqi
Burimi: Livestrong, BBC, CBC, National Library of Medicine, Daily Mail-UK, The Guardian, Huffington Post