"Greenpeace" publikon listën e ushqimit të pashëndetshëm dhe të modifikuar gjenetikisht

Organizata ekologjike botërore, "Greenpeace", ka publikuar listën e ushqimeve të cilat në sistemin e vet kanë përbërës të modifikuar gjenetikisht, përcjellin mediet.

Kjo organizatë po ashtu ka publikuar edhe listën e kompanive jo GMO. Në mes produkteve gjenden disa nga llojet më të njohura të pijeve, ëmbëlsirave dhe ushqimeve.

Për shkak të interesimit të bizneseve, opinioni i gjerë është privuar nga e drejta për të mësuar gjithçka për përbërësit GMO (Genetically Modified Organisms – Organizmat e Modifikuar Gjenetikisht) në zinxhirin e ushqimit, dhe kështu konsumatorët nuk kanë asnjë ide se si të shmangin blerjen e këtyre produkteve, pavarësisht asaj që në disa vende është i obligueshëm etiketimi apo shenjimi i tyre.
Ja një pjesë e listës të produkteve që e ka publikuar "Greenpeace" e që në vete përmbajnë GMO:

• "Snickers"
• Supat "Campbell"
• Orizi "Uncle Bens"
• Qaji "Upton"
• "M & M", "Twix"
• "Milky Way"
• Çokollata "Cadbury"
• "Ferrero Roche"
• Çokollata "Nestle"
• Pija e çokollatës "Nesquick"
• "Coca-Cola"
• "Sprite", "Fanta"
• "Pepsi-Cola"
• "7 Up"
• Salcat "Knorr"
• Biskota "Parmalat"
• Mëlmesat, majoneza, salcat e "Hellman's"
• Mëlmesa, majoneza, salcat e "Heinz"
• Pija e fëmijëve "Nestle"
• Qulli për fëmijë i "Hipp"
• "Abbot Labs Similac" (qumështi ne pluhur për foshnja)
• Djathi, kefiri, jogurti, pijet e fëmijëve "Danone"
• "McDonalds"
• Çokollatat, gipsi, kafja, pijet e fëmijëve "Kraft"
• Keqapi, salcat e "Heinz Foods"
• Pija e fëmijëve, produktet e "Delma Unilever"

Është e çuditshme që në listë gjenden edhe Nestle dhe Hipp të cilat prodhojnë ushqime për fëmijët dhe foshnjat, por nuk dihet sa janë të rrezikshme.
Në adresën http://ëëë.scribd.com/doc/2345138/Greenpeace-shoppers-guide-to-GMOFree-Food mund ta gjeni listën e te gjitha kompanive dhe ushqimeve, te cilat me përbërësit GMO, por edhe të atyre produktet e të cilave nuk përmbajnë këto elemente. /kohaditore/