Të bardhët e vezës ulë tensionin e gjakut sikurse edhe ilaçet

Hulumtimet e reja tregojnë se të bardhët e vezës ulë tensionin e gjakut në mënyrë po aq efikase sa edhe ilaçet.

Substanca kyç e gjetur në të bardhët e vezës quhet RVPSL dhe është ilaç i shkëlqyeshëm për tensionin e lartë të gjakut.

“Kemi dëshmi laboratorike që substanca në të bardhët e vezës, peptidi, redukton tensionin e gjakut njëlloj mirë si edhe doza e lehtë e captoprilit, ilaçit për tensionin e lartë të gjakut”, tha dr. Zhipeng Yu, udhëheqës i hulumtimit në Universitetin kinez Jilin.

Yu me kolegët ka studiuar peptidin RVPSL të gjetur në proteinë. RVPSL ka aftësi të fortë të pengimit ose bllokimit të punës së ACE, substancës e cila ngrit tensionin e gjakut. Eksperimentet kanë treguar se si RVPSL nuk është toksik dhe në mënyrë efikase ul tensionin e gjakut.

Rezultatet janë prezantuar në takimin nacional dhe prononcimin e Shoqatës amerikane të kimistëve (ACS) në New Orleans.

Yu konsideron që peptidet në të bardhët e vezës, të konsumuara në ve ose si suplement, mund të jenë njëlloj të dobishme si shtesë e ilaçeve për rregullimin e tensionit të gjakut.

Ilaçet ulin tensionin e gjakut ashtu që pengojnë apo ndalin hormonin angiotensin në ngushtimin e enëve të gjakut.
Hulumtuesit kanë zbuluar që vezët kur vijnë në kontakt me enzimat e barkut prodhojnë proteinën e cila vepron në mënyrë të njëjtë. /mjekumusliman/