Ananasi lufton kancerin dhe diabetin

Disa studime të fundit kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas e që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat) ndihmon në mbrojtje të formën e ADNs.

Kjo aktivizon një gjen anti-kancerogjen që më pas lufton tumorët.

Në disa prova klinike bromelin ka zvogëluar inflamacionin dhe kështu ka ndihmuar në ndalimin e koagulimit të gjakut dhe trombozës.

Ananasi ka sasi të larta të antioksidanteve të cilët luftojnë radikal të lirë të dëmshëm. Konsumimi i tyre i rregullt zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare, kancerin në zorrë, osteoartritin; sulmet astmatike dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar.

Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale.

Ananasi ndihmon trupin në luftë kundër baktereve në sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe si rezultat zvogëlon zhvillimin e diabetit, semundjes se zemres dhe goditjen. Ananasi gjithashtu përmban tiamin, potas dhe është përplot vitaminë C.