Qepa dhe dobitë e saj

Dobitë e qepes janë të shumta:

- Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.

- Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

- Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

- Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.

- Parandalon sëmundjen e prostatit, nadlon kollin dhe pastron bronket. Eshtë shumë e dobishme në krizat e asmës. Ul sasinë e sheqeit në gjak.

- Qepa ndikon gjithashtu dhe për efikasitetin e mirë të sistemit urinar, të prostates, etj. Studiues të shumtë kanë vënë re se qepa është shumë e nevojshme për njerezit që vuajnë nga diabeti, pasi ul përqindjen e glukozës në gjak. Ajo që është me interesante eshte roli i saj në parandalimin i semundjeve kardio-vaskulare, ku bije ne sy roli i substances se saj qe quhet “quercetine”, nje lloj mbrojtesi kardio-vaskular, veçanërisht kundër aterosklerozes. Qepa përmban në vetvete substanca squfuri, çka bën që kur e presim atë me thikë për ta gatuar, avujt e squfurit, në kontakt me sytë, bëjnë që ata të përloten.

- Efekte të veçanta të qepës janë vënë re në luftën kundër kancerit të zorrës së trashë dhe parandalimit të tij. Instituti i Farmakologjisë “Mario Negri” të Milanos, në bashkëpunim me një grup studiuesish zviceranë, përmes 8 studimeve të ndryshme rezultoi se njeriu qe ha 7 herë në javë qepë e ul ne 50% mundësinë e prekjes nga kanceri.