Si të pastrohen enët e gjakut me konsumimin e vetëm një fruti?

Një studim i ri i botuar në revistën Atherosclerosis konfirmon se ekstraktet e shegës si frutë mund të parandalojnë dhe të ndryshojnë patologjinë primare lidhur me vdekshmërinë kardiake:

trashje progresive e arterieve koronare të shkaktuara nga akumulimi i materieve yndyrore – e njohur si arterosklerozë.

Hulumtimet janë bërë në minj të sensibilizuar gjenetikisht ndaj bllokimit të artereve ashtu që ju janë dhënë ekstrakte të shegës në ujë për 2 jave, duke filluar nga java e tretë pas lindjes së tyre.

Përkundër faktit se trajtimi me shega në fakt kishte rritur nivelin e koleterolit të mirë është vërejtur zvogëlimi i pllakave aterosklerotike në aortic sinus dhe kishte zvogëluar përqindjen e bllokimit të arterieve koronare me pllaka aterosklerotike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se trajtimi me ekstraktet e shegës është i dobishëm edhe për:
• të zvogëluar nivelin e stresit oksidativ;
• të zvogëluar mbledhjen e yndyrnave në muskulin e zemrës;
• të zvogëluar nivelin e proteinës kemotaktike (proteinë-1) – që ka të bëj me proceset inflamatore të arterieve;
• të zvogëluar EKG anomalitë;
• të zvogëluar zgjerimet kardiake


Artikulli i kaluar
Qepa dhe dobitë e saj