Pak kripë, më mirë për shëndetin

Ulja e konsumimit të kripës do të mund të ulte edhe numrin e vdekjeve të parakohshme në gjithën botën.

Sipas mjekëve konsumimi i tepërt i kripës shkakton tension të lartë të gjakut, i cili është njihet si shkaktar kryesor i shumicës së vdekjeve në tërë botën.
Madje, shumë studiues mendojnë se kripa është afërsisht në nivel të duhanit sa i takon shkaktimit të vdekjeve në gjithë botën.
Sasia e kripës e nevojshme në ditë është 350 miligramë, por kjo shifër dhjetëfishohet nga shumë njerëz.
Kripa shpesh konsumohet përmes ushqimeve të përpunuar, dhe veçanërisht nga njerëzit të cilët konsumojnë ushqim të shpejtë.