Sipas një studimi të kohëve të fundit, është vënë re se përbërësit e qumështit të gjirit të nënës ndryshojnë sipas gjinisë së foshnjës.
Studimi zbuloi se foshnjat meshkuj kanë nevojë për më shumë yndyra dhe proteina, ndërkohë që femrat kanë nevojë për më shumë kalcium.
Kështu, qumështi i djemve është më i pasur me yndyra dhe proteina, ndërkohë që qumështi i foshnjave femra është më i pasur me kalcium.
Tek nënat e majmunëve, është vënë re që në rast kur pjellin një majmun femër, sasia e qumështit që prodhon nëna është më e madhe sesa kur pjellin majmun mashkull. Kjo, shpjegohet me faktin se majmunët femra kanë nevojë për më shumë qumësht që të zhvillohen më shpejt dhe të bëhen të afta për riprodhim në moshë të hershme. Sakaq, majmunët meshkuj nuk e kanë të nevojshme këtë pjekuri seksuale kaq të hershme.
Studimi tregoi se edhe tek lopët, sasia e qumështit shtohet kur ato pjellin viça femra, por kjo nuk ndikon në përbërësit e qumështit. /AO/