Në Jemen zbulohen dorëshkrimet e rralla të Kuranit

Afro 1 250 kopje të dorëshkrimeve të rralla të Kur’anit janë zbuluar në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a.

Ministri i Kulturës së Jemenit, Arva Othman, tha se dorëshkrimet që datojnë nga shekulli 14 e 15, janë zbuluar në Xhaminë Salahaddin në Sana’a.
Në Jemen gjendet një koleksion i pasur të kopjeve të vjetra dhe dorëshkrimeve të librave, përfshirë këtu dorëshkrimet e Kur’anit.
Arkivi Qendror i Jemenit në Sana’a ruan qindra kopje të dorëshkrimeve të Kur’anit. Disa nga kopjet datojnë që nga vitet e para të Islamit. Shumë prej dorëshkrimeve janë kopje të rralla të shkruara në pergamenë ose në lëkurë viçi.
Sipas zyrtarit në ministrinë e kulturës, Mukbil el-Tam al-Ahmadi, disa prej dorëshkrimeve të zbuluara të Kur’anit janë të praruara ndërsa disa tjera janë shkruar në pergamenë.
Al-Ahmadi thotë se dorëshkrimi më i vjetër i Kur’anit është në Jemen