Rezultatet e hulumtimit të kryer nga Universitetit Renmin tregojnë se popullariteti i fesë është gjithnjë në rritje në mesin e brezit të ri të popullatës kineze, ndërsa Islami është feja më e popullarizuar në mesin e njerëzve më të rinj se 30 vjeç.
Edhe pse vendi qeveriset nga ana e Partisë Komuniste, Kina njeh pesë komunitete fetare, budizmin, taoizmin, katolicizmin, protestantizmin dhe islamin.
Sipas gazetës “The Economic Times”, rezultatet e studimeve të kryera nga Qendra Kombëtare e Kërkimit (NSRC) në Universitetin Renmin në Beijing kanë treguar se 24 për qind e të rinjve të anketuar e praktikojnë Islamin.
Pas islamit si fe më popullarizuar në mesin e të rinjve kinez nën moshën 30 vjeçare është katolicizmi, i ndjekur nga 22 për qind i të anketuarve.
Studimi gjithashtu zbuloi se taoizmi dhe budizmi janë më të popullarizuar në mesin e besimtarëve më të vjetër në këtë vend.
Sipas këtij studimi, budizmi është ende fe e cila praktikohet nga pjesa më e madhe e popullatës kineze.
Studimi është kryer në 31 rajone të Kinës në periudhën 2013-2015.