Dobitë e panumërta shëndetësore të lulelakrës dhe disa receta të shëndetshme gatimi

Lulelakra – Karfioli (Brassica oleracea var. Botrytis) është bimë barishtore me gjatësi 50 cm, me gjethe të mëdha që mbështjellin një tufë lulesh me ngjyrë të bardhë ose të verdhë, që janë të ngrënshme.

Origjina e lulelakrës është Qipro, por sot kultivohet dhe është e njohur në të gjithë botën. Përdoret në gatime të ndryshme. Nuk është shumë e preferuar nga fëmijët por është e domosdoshme për shëndetin e tyre.

Botanisti dhe mjeku i njohur arab Ibën Bajtar ka thënë: Ajo vret krimbat e barkut, shpërbën tumoret, kuron plagët, pastron rrugët urinare, kuron shpretkën dhe mëlçinë. E kombinuar me mjaltë kuron ngjirjen e zërit dhe lufton helmimet.

Elementët përbërës të lulelakrës: Calories, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Carbohydrate, Sugar, Iron, Calcium, Magnesium, Flouride, Zink, Selenium, Omega-3, omega-6, Vitamins, A, B6, B12, D, K, Thiamin, Riboflavin, Niacin, Folate, Betaine, Pantothenic Acid, etc.


Dobitë shëndetësore të lulelakrës


– Forcon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.
– Lufton qelizat kancerogjene dhe ndihmon për kurimin e kancerit të gjirit, të fshikëzës, kancerin e zorrës së trashë, të prostatës, vezores dhe të stomakut.
– Ul presionin e lartë të gjakut, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Parandalon akumulimin e yndyrës, rrit aktivizimin e gjakut, parandalon arteriosklerozën dhe mbron zemrën.
– Largon toksinat e trupit dhe parandalon ulçerën e stomakut.
– Mbron indet e kockave dhe të dhëmbëve, lufton infeksionet e kyçeve dhe sëmundjet reumatike.
– Mbron shëndetin e syve, forcon shikimin dhe shmang verbërinë.
– Mbron membranat qelizore të trurit, forcon kujtesën, parandalon sëmundjen alzheimerit dhe parkinsonit.
– Stimulon energjinë seksuale, forcon spermatozoidët dhe lufton infertilitetin.
– Mbron shëndetin e flokëve, parandalon rënien, dhe ndihmon rritjen e tyre.
– Përmirëson methylationin e ADN–së.
– Mbron fëmijët nga çrregullimet hormonale.
– Parandalon plakjen e qelizave, stresin kronik, dhe depresionin.
– Djeg yndyrat dhe ndihmon uljen në peshë.
– Pastron mëlçinë dhe nxit funksionimin e saj.
– Ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme UV, dhe parandalon rrudhat.

Nëse nuk teprohet në konsumimin e saj dhe konsumohet në mënyrë të shëndetshme, lulelakra konsiderohet e sigurt.
Preferohet që lulelakra patjetër të konsumohet dy herë në javë


Disa receta gatimi të lulelakrës


Mënyra e parë


Lulelakër e gatuar me shafranin e Indisë

Përbërësit

– 1 lulelakër mesatare e prerë në copa.
– 1 gotë me lëng pule.
– 1 lugë shafran.

Për salcën

– 3 lugë vaj ulliri.
– 2 lugë lëng limoni.
– 1 lugë me huthra të copëtuara.
– Piper dhe kripë.


Përgatitja

Vendosni lëngun të ziejë, shtoni lulelakrën dhe shafranin dhe lëreni të ziejë për pesë minuta, vendosini në pjatë të thellë, shtoni salcën e përzier më parë dhe pastaj mund ta servirni.


Mënyra e dytë


Lulelakër e zier me avull

Përbërësit

– 1 lulelakër të prerë në copa të vogla.
– 1 lugë me hudhër të copëtuar.
– 1 lugë të vogël bërzilok të freskët.
– 2 qepë të njoma të prera në copa të vogla.
– Kripë dhe piper.
– 2 lugë vaj ulliri.


Përgatitja

Vendosni lulelakrën dhe hudhrën në tenxheren me avull për 15 min, provojeni me pirun nëse ka zier.
Vendoseni në një pjatë dhe me ndihmën e pirunit shtypeni lakrën dhe më pas shtoni përbërësit e përmëndur më lart, përziejini mirë dhe më pas mund ta servirni.


Lulelakër e pjekur me limon dhe majdanoz

Përbërësit

– 1 lulelakër, e larë dhe e prerë në copa.
– 3 lugë vaj ulliri.
– 3 lugë me lëng limoni.
– 1/3 e filxhanit me majdanoz të prerë.
– Kripë, dhe piper

Përgatitja

Ngrohni furrën paraprakisht. Vendosni lulelakrën në tepsi dhe spërkateni me pak kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni, lëreni në furrë për 15 – 20 min, ose derisa lulelakra të jetë zbutur. Hiqini nga furra dhe lëreni të ftohet pak. Vendosini në pjatë dhe shtoni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper dhe majdanozin e grirë; pastaj mund ta servimi.