Kalmuthi gjembor, bimë e cila ruan zemrën, pastron lëkurën dhe veshkat

Në të shumtën e rasteve Kalmuthi gjembor (lat. Onosis spicosa), përdoret si rrënjë, por edhe gjethet dhe lulja e saj.

Është diuretik i përsosur, që e kanë ditur edhe grekët dhe romakët e vjetër, të cilët e kanë përdorur për sekretimin e urinës dhe thyerjen e gurit në veshka.
Çaji nga rrënjët dhe gjethet e kësaj bime ndihmojnë te gihti, reuma kronike, sëmundjet e zemrës dhe nxit punën e veshkave.
Përdoret edhe për shpëlarjen e gojës, parandalon gjakderdhjen në gojë dhe parandalon infektimin e mishit të dhëmbëve.
Te problemet me puçrrat vendoset si shtresë në lëkurë, por përshpejton edhe shërimin e plagëve.