Disa receta të dobishme me mjaltë dhe kanellë

Mjalti është ushqimi i vetëm në botë që nuk prishet kurrë, vetëm se mund të
kristalizohet nëse për një kohë më të gjatë qëndron në vend të ftohtë. Me
siguri se shumë kompani farmaceutika do të zemërohen për recetat që
përfshijnë mjaltin dhe kanellën.

Sëmundjet e zemrës: Përgatitni pastë nga mjalti dhe kanella pluhur, për çdo ditë ta konsumoni për kafjall. Mund ta lyreni bukën në vend të gjalpit. Ulë kolesterolin në artere dhe parandalon sëmundjet e zemrës dhe e forcon zemrën.

Artriti: Njerëzit që vuajnë nga artriti për çdo ditë (në mëngjes dhe darkë) një gotë me ujë të ngrohtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë kanellë. Nëse e merrni përditë, mund të shëroni artritin kronik.

Inflamacioni në fshikëz: Hidhni dy lugë kanellë dhe një lugë mjaltë në ujë të vakët dhe pini. Kjo përzierje shkatërron bakteret në fshikëz.

Kolesteroli: Lëngu i cili përbëhet nga dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë, të përzier ma gjysmë litri ujë, është shumë i dobishëm për njerëzit që kanë nivel të lartë të kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar sa si kjo përzierja për vetëm një orë për 10 për qind ul kolesterolin.

Ftohjet: Nëse ju mundon ftohja, merrni një lugë mjaltë të vakët ma pak kanellë pluhur për çdo ditë. Kjo e shëron kollën, ftohjen dhe pastron sinuset.

Njollat: Përgatiteni një pastë me tri lugë mjaltë dhe një lugë kanellë. E vendosni në njolla para gjumit dhe mëngjesin tjetër fytyrën e shpërlani me ujë të vakët. Nëse e bëni këtë, për dy javë rresht, me rrënjë do t'i hiqni njollat.