Recetë për mënjanim natyral të formacioneve dhjamore

Formacionet dhjamore ose lipomat paraqesin tumore beninje nga indi dhjamor, të parrezikshme, por të rritura shumë joestetike, të cilat mund të paraqiten në qafë, kokë, nën sqetulla në cilëndo moshë.

Zakonisht paraqiten në vetëm një vend, te njerëzit e moshave prej 40 deri në 60-vjeçare, por mund të paraqiten edhe në më shumë vende dhe të jenë shumë të pakëndshme.
Shkenca moderne as sot nuk e di shkaktarin e krijimit të tyre, por i lidh me gjenetikën dhe konsideron se nuk lidhen me sasitë e larta të yndyrave në gjak e as me mbipeshën.
Shumë njerëz dëshirojnë që t’i shmangin operacionet dhe ilaçet e dëmshme për trajtim të lipomave, e për fat të mirë për këtë ekziston një alternativë natyrale.
Shumë mjekë e rekomandojë mënjanimin kirurgjik të lipomave ose procedurat me laser. Por, ato procedura nuk garantojnë se nuk d o të kthehen sërish lipomat. Me këtë recetë natyrale mund t’i hiqni lipomat thjesht, pa dhimbje dhe në afat të shkurtë! Kjo recetë për shkak të efikasitetit rekomandohet madje edhe nga disa dermatologë. U ka ndihmuar mijëra njerëzve që t’i heqin lipomat, e bëhet fjalë për një përzierje të mjaltit dhe miellit.

Ilaçi natyral për mënjanim të lipomave

I përzini pjesët e barabarta të mjaltit dhe miellit dhe përzierjen e aplikoni në lipomë. Trashësia e rekomanduar e shtresës së përzierjes është prej 5 deri në 10 milimetra. Pas aplikimit e ngjitni një leukoplast mbi të. Lëreni që të qëndrojë 36 orë e më pas e aplikoni një përzierje të re të freskët. Këtë ilaç përdoreni pesë herë me radhë ose gjatë tetë ditëve. Sipas mundësisë përdorni mjaltë me ngjyrë më të errët dhe miell integral.

Pse funksionon?

Përzierja e mjaltit me miell është ilaç efikas popullor për ulcera të jashtme dhe plagë. Mjalti ka efekt anti-inflamator dhe tërheq papastërtitë, nxit rrjedhën e limfës dhe qarkullimin. Në një studim në 59 raste të plagëve dhe ulcerave në të cilat mjekimet konvencionale nuk kanë dhënë rezultate për dy vite, mjekimi me mjaltë ka treguar ndryshim pas vetëm një jave.
Këshilla shtesë për raste të shtresave dhjamore
–Detoksikimi i organizmit është bazë e terapisë natyrale te lipomat.
–Nga ushqimet krejtësisht eliminojini yndyrat e ngopura dhe vajrat e rafinuara.
–Sa më shumë shmangni ushqimet me aditivë, konservansë dhe pesticide, miellin e bardhë, mishin, qumështin dhe produktet e qumështit.
–Të gjitha llojet e erëzave natyrale, bamja, çikorja, papaja, shega, mandarina dhe shafrani indian mund t’i ndihmojnë organizmit tuaj në ndarje të dhjamit dhe eliminim të helmeve.
–E pini për çdo mëngjes lëngun e një gjysme të limonit, sepse e stimulon mëlçinë dhe e detoksikon organizmin.
–Konsumoni acide yndyrore omega-3, sepse ndihmojnë në shpërbërjen dhe parandalimin e rritjes së indeve dhjamore./Kosova Sot/