Recetë natyrale me dy përbërës, që largon yndyrën nga gjaku

Tek personat me nivel të lartë të yndyrës, në kapakët e sipërm të syve ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit ndonjëherë mund të vërehen shtresa të verdha të indit në formë të pllakave.

Me përparimin e sëmundjes vjen deri te trashja e mureve të enëve të gjakut, arteroskleroza, për të cilën ndikojnë edhe disa faktorë tjerë (duhani, alkooli, nikotina), e si pasojë shfaqen sëmundjet kardiovaskulare, që janë shkaktari lider i vdekjeve në botë.
Për personat me nivelin e lartë të yndyrës në gjak sugjerohet ilaçi natyral nga fiqtë e thatë dhe uthulla e mollës

Ilaçi i përgatitur pihet në mëngjes.
Në një kavanoz hedhen 2 dcl uthull molle, pastaj merren tre fiq të thatë, shpohen mirë me diçka të mprehtë e më pas hidhen në të. Aty duhet të qëndrojë gjatë natës. Në mëngjes pihet dhe e hahet fiku. Mbetja tjetër e uthullës nuk duhet të hidhet, sepse mbrëmjen tjetër hidhen edhe tre fiq tjerë. Masa prej 2 dcl uthull përdoret për 7 ditë. Ditën e tetë hidhet uthull e re dhe trajtimi përdoret edhe për një javë. Shërimi zgjat 14 ditë.